kurti takon mickoskin ne new york pershpejtim te procedurave per tunelin prizren tetove 6ab4db8f3c55b

Kurti takon Mickoskin në New York: Përshpejtim të procedurave për tunelin Prizren-Tetovë

September 24, 2026
1 minut lexim
IMG 0278

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, transmeton Anadolu.
Kurti nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale tha se me kryeministrin Mickoski u takuan katër javë më parë në nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa në New York vazhduan bisedën për bashkëpunimin në infrastrukturë e në energji, përkatësisht për avancimin e projekteve të përbashkëta.
“Theksova rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për tunelin Prizren-Tetovë, si projekt me rëndësi të veçantë për qytetarët, sikurse edhe për zhvillimin e turizmit dhe ekonomitë e të dyja vendeve. Gjithashtu biseduam për zbatimin e marrëveshjes për thëngjillin”, theksoi Kurti.
Kryeministri kosovar tha se me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut u pajtuan të vazhdojnë punën për realizimin e këtyre projekteve, të cilat kontribuojnë në ndërlidhjen rajonale dhe sigurinë energjetike.
Kurti theksoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përveçse janë shtete fqinje, janë edhe shtete mike dhe partnere, me interesa të përbashkëta për paqe, siguri, zhvillim dhe integrim euroatlantik.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ylli i netflix it 32 vjec peson demtim traumatik te trurit pasi perplaset nga nje makine qe po ecte me shpejtesi duhej te kisha vdekur 6ab4d7a32fa17
Lajmi i mëparshëm

Ylli i Netflix-it, 32 vjeç, pëson dëmtim traumatik të trurit pasi përplaset nga një makinë që po ecte me shpejtësi: “Duhej të kisha vdekur”

Të fundit nga

ShkoLartë