ambasada gjermane per banjsken drejtesia te vihet ne vend pa vonesa 6ab4f2154fd0e

Ambasada gjermane për Banjskën: Drejtësia të vihet në vend pa vonesa

September 24, 2026
1 minut lexim

Sot shënohen tre vjet nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Me këtë rast, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësinë.

“Tre vjet më parë u vra pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit ende nuk është mbajtur përgjegjës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Gjermane.

Ambasada ka theksuar se drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa të mëtejshme.

“Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend pa asnjë vonesë të mëtejshme”, thuhet më tej në reagim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti takon mickoskin ne new york pershpejtim te procedurave per tunelin prizren tetove 6ab4db8f3c55b
Lajmi i mëparshëm

Kurti takon Mickoskin në New York: Përshpejtim të procedurave për tunelin Prizren-Tetovë

kumbojne thirrjet e protestuesve para ministrise se brendshme pa doreheqje nuk ndalemi 6ab4f28fdee1b
Lajmi i radhës

Kumbojnë thirrjet e protestuesve para Ministrisë së Brendshme: Pa dorëheqje nuk ndalemi!

Të fundit nga

ShkoLartë