kurti takohet me presidentin e bankes boterore 6ab2f7d54ee2a

Kurti takohet me presidentin e Bankës Botërore

September 22, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka takuar presidentin e Bankës Botërore, Ajay Banga.

Kurti ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se në takim është diskutuar për zhvillimet ekonomike në Kosovë, përfshirë largimin e vendit nga lista e shteteve të brishta e në konflikt, kalimin nga marrës në donator të Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim, si dhe rritjen ekonomike.

Ai ka thënë se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës, fokusi do të jetë në rritjen e cilësisë së vendeve të punës dhe pagave, si dhe në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve dhe grave në tregun e punës.

Postim i plotë:

Gjatë qëndrimit në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sot takova edhe Presidentin e Bankës Botërore z. Ajay Banga.

Me Presidentin e BB-së diskutuam për progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në vitet e fundit, heqjen nga lista e shteteve të brishta e në konflikt, tranzicionin nga marrës në donator të Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim, dhe rritjen e vazhdueshme ekonomike.

Theksova se për mandatin qeverisës në vijim, pas uljes së papunësisë nga 26% në 10%, fokus do të jetë rritja më cilësore e vendeve të punës e që paguhen më shumë, por edhe rritja e pjesëmarrjes së rinisë dhe grave në tregun e punës. Gjithashtu, përmenda nevojën për të orientuar remitencat dhe kursimet e mërgatës sonë drejt sektorëve produktivë në ekonomi.

Në anën tjetër, Presidenti Banga prezantoi planin e tij për t’i mbështetur shtetet anëtare në krijimin e vendeve më cilësore të punës përmes fushave si ndërtimtaria, bujqësia produktive, shëndetësia, turizmi dhe prodhimtaria.

 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vjeshta mberrin sonte ja kur nis zyrtarisht 6ab2e150ce865
Lajmi i mëparshëm

Vjeshta mbërrin sonte, ja kur nis zyrtarisht

gjiri i lalezit nen kercenimin e flakeve zjarr prane vilave dhe hoteleve 6ab2f8568ad97
Lajmi i radhës

Gjiri i Lalëzit nën kërcënimin e flakëve, zjarr pranë vilave dhe hoteleve

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë