Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe sukses në detyrën e re.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se gjatë takimit është diskutuar për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës, me fokus në disa fusha të bashkëpunimit.
Sipas Kurtit, një prej temave të diskutimit kanë qenë Lojërat Mesdhetare 2030, ndërsa vëmendje i është kushtuar edhe investimeve në infrastrukturë, teknologji dhe energji.
Postim i plotë:
Sot i urova mirëseardhje në Kosovë Ambasadorit të ri të Francës, Jean-François Huchet, suksese në detyrën e re dhe bashkëpunim të frytshëm përgjatë mandatit në vendin tonë.
Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës janë thelluar dhe forcuar, duke zgjeruar njëkohësisht edhe fushat e marrëdhënieve tona.
Me Ambasadorin Huchet biseduam veçanërisht për Lojërat Mesdhetare 2030, si dhe për investimet në infrastrukturë, teknologji dhe energji.
Diskutuam edhe për rrugën evropiane të Kosovës dhe proceset integruese, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së Francës në këtë drejtim.
Burimi: botasot.info


