kurti permbledh vizitat ne france dhe irlande tregon takimet me lidere evropiane 6af9f540a09b1

Kurti përmbledh vizitat në Francë dhe Irlandë, tregon takimet me liderë evropianë

November 15, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të vizitave të tij në Paris dhe Dublin, ku gjatë javës ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të lartë shtetërorë, politikë dhe ndërkombëtarë.

Në Paris, Kurti ka zhvilluar dy takime në Pallatin Élysée, ku është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, si dhe nga presidenti i Senatit, Gérard Larcher.

Gjatë qëndrimit në Francë, ai është takuar edhe me përfaqësues të Asamblesë Kombëtare, kryetarin e Parisit, Emmanuel Grégoire, kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen.

Kurti ka marrë pjesë edhe në Forumin e Paqes, në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, ndërsa ka vizituar qendrën e teknologjisë dhe inovacionit STATION F dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues të mërgatës.

Në kuadër të vizitës, ai ka mbajtur një fjalë dhe ka diskutuar me studentë në Paris School of International Affairs – Sciences Po, si dhe është takuar me profesorin Philippe Aghion, fituesin e Çmimit Nobel për Ekonomi të vitit 2025.

Ndërkaq, në Dublin, në kuadër të Samitit të nëntë të Komunitetit Politik Evropian, Kurti ka patur disa takime.

“Në Dublin, në nisje të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC) u prita nga Taoiseach Micheál Martin dhe mora pjesë në tryezën e rrumbullakët me liderë të tjerë pjesëmarrës; në margjina u takova e bashkëbisedova me ministren e Jashtme dhe të Tregtisë të Irlandës, Helen McEntee; me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte; me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham; atë të Kanadasë, Mark Carney; atë të Hungarisë, Péter Magyar; kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen; presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin; dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Aty zhvillova një intervistë për Irish Times. Në Houses of the Oireachtas (Parlamentin e Republikës së Irlandës) u pritëm nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian; ndërsa vizita u mbyll me takimin, fjalën dhe diskutimin në Institute of International and European Affairs (IIEA)”, ka shkruar Kurti në facebook”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bilall kasami viziton xhamine e zagrebit ajo eshte bere shtepi edhe per shqiptaret e kroacise 6af9f4e21dd98
Lajmi i mëparshëm

Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

39 vjecari gjendet i vdekur brenda nje automjeti ne tirane policia nis hetimet 6af9f59c58453
Lajmi i radhës

​39-vjeçari gjendet i vdekur brenda një automjeti në Tiranë, policia nis hetimet

Të fundit nga

ShkoLartë