kurti pergezime futbollisteve te kosoves per lojen e bukur 6af8a3c08e594

Kurti: Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur

November 14, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas barazimit të Kombëtares sonë 0-0 me Izraelin.

Ai ka theksuar se po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, Kosova do t’i merrte pikët e plota.

“Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur sot në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Izraelit.

Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq në minutin 66, do të mund të shënonim dhe fitonim, por koha nuk kthehet prapa.

Vazhdojmë përpara për fitore në ndeshjet e radhës!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami takohet me kryetarin e zagrebit bashkepunim ne menaxhimin e mbeturinave transportin publik dhe turizem 6af8a36230f29
Lajmi i mëparshëm

Kasami takohet me kryetarin e Zagrebit: Bashkëpunim në menaxhimin e mbeturinave, transportin publik dhe turizëm

perplasje e forte mes dy automjeteve ne qukes prrenjas nje drejtues perfundon ne spital 6af8a41c9473e
Lajmi i radhës

Përplasje e fortë mes dy automjeteve në Qukës-Prrenjas, një drejtues përfundon në spital

Të fundit nga

ShkoLartë