kurti per ne marreveshja politike me ldk ne mbetet valide 6a97f112f3482

Kurti: Për ne, marrëveshja politike (me LDK-në) mbetet valide

September 2, 2026
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për KosovaPrëss se marrëveshja politike e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentit mbetet valide, pavarësisht zhvillimeve të reja brenda LDK-së.

Ai tha se do të ketë takime të reja me LDK-në në lidhje me atë se si do të zgjidhet situata e re për të cilën kishte folur një natë më parë, pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të shtetit.

Kurti: Do të vazhdojmë me takime dhe mbledhje

“Flasim në Prishtinë për këto çështjet tjera. Këtu jemi për eficiencë të energjisë. Por, natyrisht, siç kam thënë mbrëmë, do të zhvillojmë edhe takime dhe mbledhje. Për neve marrëveshja politike është valide”, tha Kurti.

Ai nuk përjashtoi që një takim i tij me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të mbahet dikur më vonë, por konfirmoi se diçka e tillë nuk ndodhi në mëngjes.

“Jo se në mengjes u nisa për Viti”, tha ai.

Kurti i bëri këto deklarata pas ceremonisë së përurimit të implementimit të masave të efiçiencës së energjisë në shkollën “28 Nëntori” në Viti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arlinda hasani sinani pritet te emerohet zv guvernatore e bankes popullore te maqedonise se veriut 6a97da8d2f769
Lajmi i mëparshëm

Arlinda Hasani Sinani pritet të emërohet zv/guvernatore e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut

aksidenti tragjik ne vore humb jeten gazetari 26 vjecar 6a97f1916c0bd
Lajmi i radhës

Aksidenti tragjik në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Të fundit nga

ShkoLartë