arlinda hasani sinani pritet te emerohet zv guvernatore e bankes popullore te maqedonise se veriut 6a97da8d2f769

Arlinda Hasani Sinani pritet të emërohet zv/guvernatore e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut

September 2, 2026
1 minut lexim
arlind

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të nisë seancën e 121-të, në të cilën janë paraparë gjithsej 53 pika të rendit të ditës. Në fokus është edhe emërimi i Arlinda Hasani Sinanit për zv/guvernatore të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Deputetët pritet të votojnë për emërimin e Hasani Sinanit në pozitën e zv/guvernatores, pas konkursit publik të shpallur nga Banka Popullore për plotësimin e vendit vakant.

Në seancë janë paraparë edhe disa ratifikime, përfshirë konventa dhe marrëveshje në fushën e aviacionit civil, bashkëpunimit për riatdhesimin e personave me qëndrim të parregullt, si dhe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me Lituaninë, Slloveninë dhe Portugalinë.

Në rend dite është edhe Propozim-ligji për raportimin dhe verifikimin e investimeve të huaja direkte, në lexim të parë, si dhe Propozim-Strategjia Kombëtare për Sigurinë e Trafikut Rrugor 2026–2030.

Deputetët do të votojnë gjithashtu për dhënien e pëlqimit për Statutin e Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbetjeve Komunale.

Pjesë e seancës janë edhe një numër i madh ligjesh me procedurë të shkurtuar, kryesisht për harmonizimin e tyre me Ligjin për zyrtarët e lartë drejtues.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe Raportin vjetor të Agjencisë për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik për vitin 2025.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

momenti i sikletshem i kides ne dasmen e saj kengetarja perjeton nje situate te papritur 6a97d69d65e02
Lajmi i mëparshëm

Momenti i sikletshëm i Kidës në dasmën e saj, këngëtarja përjeton një situatë të papritur

Të fundit nga

ShkoLartë