kurti ne takim me soorensen terheqja e letres se bernabiqit kusht per dialog te besueshem me serbine 69679d7ef35d4

Kurti në takim me Soorensen: Tërheqja e letrës së Bërnabiqit, kusht për dialog të besueshëm me Serbinë

January 14, 2026
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Ky ishte takimi i parë mes tyre pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në procesin e dialogut. Ndërkohë, Kurti vlerësoi se një legjitimitet i tillë nuk mund të thuhet se ekziston për lidershipin aktual në Serbi.

Kryeministri shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për dialog konstruktiv në Bruksel, duke theksuar si të domosdoshme tërheqjen e letrës së ish-kryeministres Ana Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimin e kryeterroristit Millan Radoiçiq – ndaj të cilit ekziston aktakuzë 160-faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës – si dhe nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit.

Ai nënvizoi se vetëm përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu Kosovë–Serbi mund të prodhojë rezultate të qëndrueshme dhe të besueshme për të ardhmen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pse disa vetura mund te heqin dore plotesisht nga xhamat e pasme 69679d4fcb0d9
Lajmi i mëparshëm

Pse disa vetura mund të heqin dorë plotësisht nga xhamat e pasmë?

komisioni evropian ka miratuar nje hua rekord prej 90 miliarde eurosh per ukrainen 69679d94b6a4c
Lajmi i radhës

Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Të fundit nga

Mexhiti: Çairi po përgatitet për Bajram

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti i ka shoqëruar ekipet e Higjienës Komunale të cilët po kujdesen që gjatë ditës së Bajramit komuna të jetë e pastër. “Çdo ditë angazhohemi për

Shpërthen skandali në Itali

Ndeshja mes Interit dhe Atalantës në Serinë A është mbyllur mes polemikave me barazimin 1:1 pasi zikaltërit pretendojnë se janë dëmtuar nga gjyqtari kryesor me vendimet e dhëna kundër tyre. Por ndër
ShkoLartë