Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit për shkak të një vizite zyrtare të paracaktuar në Barcelonë, Spanjë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e një prej pikave kryesore të rendit të ditës, projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili është miratuar në parim në Kuvend.
“Sot nuk isha në seancë të Kuvendit të Kosovës për shkak të një vizite të paracaktuar zyrtare në Barcelonë të Spanjës. Por, Kuvendi në rend dite, në lexim të parë, kishte ndër të tjera edhe një projektligj tejet të rëndësishëm, atë të Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme”, ka deklaruar Kurti.
Ai rikujtoi se ky projektligj ishte miratuar më 30 mars në mbledhjen e shtatë të Qeverisë, ndërsa tani ka kaluar fazën e parë në Kuvend.
Burimi: botasot.info


