kurti liron nga detyra

Kurti liron nga detyra Rexhepin

August 28, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar nga detyra në ekzekutivin kosovar, Emilija Rexhepin, pasi ajo u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Lirimi i Rexhepit nga posti i zëvendëskryeministres në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut është bërë më 27 gusht, u tha në njoftimin e ekzekutivit kosovar.

Rexhepi, që i përket komunitetit boshnjak, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit më 26 gusht, pas zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit.

Nënkryetarë të tjerë janë zgjedhur edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Haxhiu po ashtu është larguar nga posti i ministres në detyrë të Drejtësisë dhe në vend të saj është emëruar ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Megjithatë, Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka përfunduar procesin e konstituimit, pasi duhet të zgjidhet edhe një nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

Për dallim nga herët e kaluara, kësaj radhe votimi është bërë i ndarë për nënkryetarët nga komunitetet joserbe dhe ai serb. Deputetët kanë refuzuar që të zgjedhin kandidatin e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit – Sllavko Simiq, dhe pas tre herësh që ai u hodh në votim, kryekuvendari Basha, i hodhi në votim kandidatët e tjerë përmes shortit, përfshirë edhe emrin e Nenad Rashiqit, kryetarit të Partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i afërt me kreun e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

As Rashiq nuk mori vota të mjaftueshme gjatë votimit më 26 gusht dhe më pas më 28 gusht, ashtu si edhe deputetët e tjerë të Listës Serbe.

Njohësit e ligjeve në Kosovë kanë ngritur pikëpyetje për ligjshmërinë e këtij veprimi, derisa Lista Serbe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e shortit.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit do të hapej rruga për zgjedhjen e ekzekutivit të ri të Kosovës./REL

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tifozet e jagiellonias mberrijne ne tirane 68b0781b71709
Lajmi i mëparshëm

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë

kompania japoneze planifikon te bleje bitcoin ne vlere te 800 milione dollareve 68b078ef2b2aa
Lajmi i radhës

Kompania japoneze planifikon të blejë Bitcoin në vlerë të 800 milionë dollarëve

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë