kurti kreret e uck se po akuzohen padrejtesisht 69944eb8c69d6

​Kurti: Krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht

February 17, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se akuzat e Prokurorisë Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime kundër njerëzimit nuk qëndrojnë.

Ai tha se ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht, sepse ata guxuan të marrin armët për liri kundër një regjimi gjenocidal.

Kurti në seancën solemne të Kuvendi i Kosovës për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë, tha se krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile shqiptare ka kryer Serbia e Slobodan Millosheviqit, duke shtuar se kërcënim për përsëritje të tyre është Serbia e Aleksandar Vuçiqit.

Kurti: Akuzat e Prokurorisë Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk qëndrojnë

“Ndërsa kujtojmë datën e shpalljes së Republikës, brengosemi që krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të Republikës së Kosovës po akuzohen padrejtësisht, sepse ata guxuan të marrin armët për liri kundër shtypjes shekullore dhe kundër një regjimi gjenocidal. Akuzat e Prokurorisë Speciale në Hagë për krime kundër njerëzimit nuk qëndrojnë. Ato nuk marrin parasysh kontekstin historik dhe politik të luftës çlirimtare, së cilës ia detyrojmë lirinë e sotme. Krimet kundër njerëzimit ndaj popullatës shqiptare i ka kryer Serbia e Millosheviqit. Kërcënim për përsëritje të tyre sot është Serbia e Vuçiqit. Barazia mes krerëve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është e paqëndrueshme dhe e papranueshme për ne”, tha Kurti.

Krahas kësaj, Kurti tha se Kosova nuk do të lëshojë pe kur është fjala për çështjen e sovranitetit shtetëror.

Kurti: Republika nuk lëshon pe kur është çështja e sovranitetit shtetëror

“Republika nuk lëshon pe kur është çështja e sovranitetit shtetëror, integritetit territorial dhe demokracisë popullore. Demokracia është burim dhe shprehje e sovranitetit të Kosovës”, theksoi Kurti. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tentoi te nxirrte nga kakavija mbi 34 mije euro te padeklaruara e peson poseduesja 69944eb6a1e9d
Lajmi i mëparshëm

Tentoi të nxirrte nga Kakavija mbi 34 mijë euro të padeklaruara, e pëson poseduesja

Të fundit nga

ShkoLartë