kurti e murati takojne drejtues te odes ekonomike te gjeneves 685d69a3a2e77

Kurti e Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës

June 26, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë pritur në ndërtesën e Qeverisë një delegacion të Odës Ekonomike të Gjenevës, të kryesuar nga kryetari Vincent Subilia.

Delegacioni përbëhej nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm si arkitektura, menaxhimi i aseteve, pasuritë e paluajtshme, industria ushqimore, energjia dhe shërbimet juridike.

Gjatë takimit, anëtarët e Odës u njoftuan me trendet aktuale të zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe me performancën makroekonomike të vendit. Kryeministri Kurti dhe ministri Murati theksuan se ekonomia e Kosovës ka shënuar një rritje mesatare vjetore prej 6% të Bruto Produktit Vendor (BPV) në katër vitet e fundit, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2025, rritja ishte 3.6%.

Po ashtu, u theksua se për herë të parë, Kosova ka marrë një vlerësim kreditor sovran nga agjencia ndërkombëtare Fitch Ratings, me notën BB-, e cila është rikonfirmuar edhe për vitin 2024.

Në vijim, pjesëmarrësit u informuan për avantazhet që ofron Kosova për investitorët e huaj, si kostoja e ulët operative, mosha e re e popullsisë, aftësia shumëgjuhëshe e fuqisë punëtore – veçanërisht në anglisht dhe gjermanisht – si dhe kapacitetet në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit.

Një temë tjetër e rëndësishme ishte edhe roli i diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit. U potencua se diaspora paraqet një potencial të madh për investime në sektorin prodhues, përmirësimin e eksporteve dhe forcimin e brendit kombëtar të Kosovës.

Në përfundim të takimit, u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik dhe përfshirja e bizneseve të Odës Ekonomike të Gjenevës në sektorë specifikë në Kosovë.

Burimi: botasot.info

EVN MACEDONIA

VERO JUMBO MACEDONIA

RENT A CAR

profesoresha mimoza shkodra urime pervjetorin bota sot faleminderit qe nuk e late sportin vetem 685d69a0a45f9
Lajmi i mëparshëm

Profesoresha Mimoza Shkodra: Urime përvjetorin, “Bota sot”! Faleminderit që nuk e latë sportin vetëm

industria gjermane e automobilave shenon renie te vazhdueshme ne qershor 685d6a9004c66
Lajmi i radhës

​Industria gjermane e automobilave shënon rënie të vazhdueshme në qershor

Të fundit nga

ShkoLartë