kurti dogana ka qene shtylle e sovranitetit dhe vije e pare kunder krimit 689b0be236293

Kurti: Dogana ka qenë shtyllë e sovranitetit dhe vijë e parë kundër krimit

August 12, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar lart rolin e Doganës së Kosovës, në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj doganorë dhe në shënimin e 26-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi se Dogana e Kosovës ka qenë më shumë se një institucion fiskal.

“Ka qenë shtyllë e mbrojtjes së sovranitetit shtetëror, një mekanizëm i domosdoshëm për sigurinë ekonomike dhe një vijë e parë kundër kontrabandës, korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi ai.

Kurti kujtoi rrugën e vështirë që ka kaluar Dogana në këto 26 vite, përfshirë vitet pas luftës, sfidat për konsolidimin e kufijve, si dhe sulmet në veri të vendit, ku pikat doganore janë djegur dhe shkatërruar nga grupe kriminale të mbështetura nga Serbia.

Ai nderoi sakrificën e oficerëve policorë që kanë dhënë jetën në krye të detyrës. “Do të kujtojmë gjithmonë heronjtë tanë: Enver Zymberi dhe rreshter Afrim Bunjaku”, tha ai.

Duke folur për rezultatet e punës së Doganës, Kurti theksoi se nën qeverisjen e tij janë ndërmarrë hapa të qarta për forcimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës.

“Rezultatet janë të dukshme kemi rritje të ndjeshme të konfiskimeve, kontroll më të madh në kufij dhe të hyra rekord për shtetin”, shtoi ai.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se Dogana e Kosovës është njëra prej institucioneve kyçe në vend dhe kësisoj mund të flitet për shumë suksese dhe të arritura. “Kemi pasur rritje dyshifrore në vazhdimësi të të hyrave doganore pa ndryshuar ndonjë politikë fiskale. Kjo është arritur falë angazhimit të oficerëve doganorë për ta luftuar kontrabandën dhe krimin e organizuar”, tha Murati.

Një tjerët e arritur e këtyre viteve sipas tij ka qenë edhe kthimi i terminaleve doganore në pronësi të shtetit. E kjo, sipas tij, e ka lehtësuar edhe koston financiare të shumë bizneseve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

luis enrique nuk njeh limite 689b0bdec97ca
Lajmi i mëparshëm

Luis Enrique nuk njeh limite

harta e instagramit shkakton reagime negative perdoruesit ankohen per shkelje te privatesise 689b0c96c3fea
Lajmi i radhës

“Harta” e Instagramit shkakton reagime negative, përdoruesit ankohen për shkelje të privatësisë

Të fundit nga

ShkoLartë