kurti diskuton me zyrtarin gjerman rreziqet nga dezinformimi dhe sfidat politike ne rajon 6899d66f6e09e

Kurti diskuton me zyrtarin gjerman rreziqet nga dezinformimi dhe sfidat politike në rajon

August 11, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti priti mbrëmë Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, në një darkë të organizuar nga Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në ekonominë, investimet e huaja dhe integrimet evropiane.

Kurti theksoi performancën pozitive ekonomike të Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit, si dhe përkushtimin e institucioneve për të avancuar të drejtat dhe mirëqenien e pakicave.

Në fjalën e tij, Kurti shprehu shqetësim për ndikimin negativ të fushatave dezinformuese dhe lajmeve të rreme, që cenojnë besimin dhe stabilitetin e institucioneve demokratike në vend.

Ai falënderoi Michael Reiffenstuel dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas lajmeve per vdekjen e aziz salihut reagon ashper monika salihu 6899d66c5beba
Lajmi i mëparshëm

Pas lajmeve për vdekjen e Aziz Salihut, reagon ashpër Monika Salihu

zelensky leshimet nuk do ta bindin rusine te ndale vrasjet 6899d797a04ea
Lajmi i radhës

Zelensky: Lëshimet nuk do ta bindin Rusinë të ndalë vrasjet

Të fundit nga

ShkoLartë