kurti darke pune me zyrtarin e larte te dash shba aleati yne i palekundur kosova eshte partnere e besueshme 6872d62ded407

Kurti darkë pune me zyrtarin e lartë të DASH: SHBA, aleati ynë i palëkundur – Kosova është partnere e besueshme

July 12, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.

Darka u mbajt në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë dhe u organizua nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati.

Në këtë darkë pune morën pjesë edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Image

Pamje nga takimi

Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje zyrtarit amerikan, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat i palëkundur i Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit demokratik të vendit.

Gjatë darkës u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në fusha si investimet, diplomacia, mbrojtja dhe integrimi euro-atlantik i Kosovës.

Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë për të thelluar më tej këto raporte.

Image

Pamje nga takimi

Temë e diskutimeve ishin gjithashtu zhvillimet politike aktuale, bashkëpunimi rajonal dhe raportet me Serbinë, në një periudhë të ndjeshme për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas vllaznise reagon edhe bylis per formulen e superiores 6872d62a8ebdd
Lajmi i mëparshëm

Pas Vllaznisë, reagon edhe Bylis për formulën e Superiores

tesla model 3 vetura e re me e sigurt ne evrope per 2025 6872d6df032db
Lajmi i radhës

Tesla Model 3 vetura e re më e sigurt në Evropë për 2025

Të fundit nga

ShkoLartë