kur pritet te ekstradohet ne kosove i arrestuari ne britani per vrasjen ne hajvali 69011be4d7ad6

Kur pritet të ekstradohet në Kosovë i arrestuari në Britani për vrasjen në Hajvali

October 28, 2025
1 minut lexim

Prej më shumë se dy muajve, Xhemajl Nuhiu ndodhej në arrati.

Përkundër që ishte i dyshuar si autor i vrasjes së Muhamet Matoshit pranë shtëpisë së tij në Hajvali, Nuhiu ia doli të ikte në Londër.

Atje ai është arrestuar nga policia metropolitane.

Ministria e Drejtësisë në Kosovë, përmes një përgjigje me shkrim për Tëvë, e konfirmoi arrestimin e Xhemajl Nuhiut.

“Ju njoftojmë se procedura e ekstradimit të personit në fjalë do të realizohet sapo vendimi për ekstradim i marrë nga autoritetet britanike të bëhet i plotfuqishëm. Për shkak të natyrës së rastit dhe procedurave ligjore, për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje lidhur me këtë çështje”, kanë thënë për Tëvë1 nga Ministria e Drejtësisë.

Televizioni ka tentuar gjatë ditës që të flasë edhe me familjarët e viktimës lidhur me rastin, por të njëjtit mbrapa kamerave kanë thënë se nuk janë të gatshëm.

Avokati Arbër Jashari tregon se vendimi për ekstradim bëhet i plotfuqishëm, vetëm pas një vendimi të gjykatës.

“Mund të zgjasë deri në disa muaj dhe mund të këtë pengesa të natyrës teknike dhe administrative por në rast se organet e Kosovës para autoriteteve Britanike arrijnë me vertetu që personi ka dyshim të bazuar se personi e ka kry vepren penale për të cilën po ndiqet dhe ky dyshim është i faktuar me prova dhe unë mendoj që baza ligjore ekziston dhe nuk do të këtë pengesa të natyrës procedurale”, është shprehur Jashari.

Më herët, Njësia e Hetimeve të Përgjithshme, që vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, kishte shpallur në kërkim Xhemail Nuhiun.

Xhemail Nuhiu pritet  do të dalë përpara gjykatës së ekstradimeve në Londër më 31 tetor.

Rrethanat se si ai u arratis pas krimit nga territori Kosovës për të mbërritur në Britaninë e Madhe ende nuk dihen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

klubi katalanas deshiron te shmange cdo shperqendrim 69011bd8921d5
Lajmi i mëparshëm

Klubi katalanas dëshiron të shmangë çdo shpërqendrim

elon musk lanson grokipedian rivalin me te madh te wikipedias 69011cb15e466
Lajmi i radhës

Elon Musk lanson Grokipedian, rivalin më të madh të Wikipedias

Të fundit nga

ShkoLartë