kur e do dike nuk e rreh o magar xhuli nura reagon ashper ndaj feros pas intervistes se tij 68fb8a9d6e06b

“Kur e do dikë, nuk e rreh o magar!”/ Xhuli Nura reagon ashpër ndaj Feros pas intervistës së tij

October 24, 2025
1 minut lexim

Pas daljes së intervistës së reperit Fero në emisionin e Arbanës Osmanit, rrjetet sociale janë përfshirë nga komente dhe reagime të shumta.

Në bisedën e tij të gjatë me moderatoren, Fero foli për herë të parë pas një periudhe të gjatë heshtjeje, duke trajtuar jetën personale, ndarjen nga ish-bashkëshortja Arbenita Ismajli dhe akuzat për dhunë.

Reperi tregoi se Arbenita ka qenë “gjithçka për të” në një moment të jetës, ndërsa theksoi se vazhdon ta respektojë për faktin që është nëna e vajzës së tyre.

“Unë nuk e kam dhunuar kurrë. E kam dashur shumë, por nuk jemi për njëri-tjetrin”, tha ai ndër të tjera, deklaratë që menjëherë ndezi debat në rrjet.

Pak pas publikimit të intervistës, Juliana Nura reagoi ashpër nëpërmjet një postimi në Instastory, ku shprehu zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave.

Ajo ndau një pjesë nga intervista e Feros, duke shkruar me tone të forta: “Kur e don dikë, nuk e rraf atë o magar! E krejt ju magarë tjerë që e abuzoni gruan apo femrën tuaj”.

Postimi i Julianës u përhap me shpejtësi në rrjete sociale. 

Image

Postimi

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb me fushate per me zbatim te ligjit per automjete dhe atij per te huajt 68fb8973e20ad
Lajmi i mëparshëm

MPB me fushatë për me zbatim të Ligjit për Automjete dhe atij për të Huajt

kasami per deklaratat e mickoskit do te jem kryetar i te gjithe qytetareve ne tetove 68fb9bd2687c7
Lajmi i radhës

Kasami për deklaratat e Mickoskit: Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë