kuleta shokon vushtrrine prishtina fiton pike te qetesise 69278f93cb54c

Kuleta shokon Vushtrrinë, Prishtina fiton pikë të qetësisë 

November 27, 2025
1 minut lexim

Prishtina e Vushtrria kanë luajtur ndeshje shumë interesante të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Prishtina e nisi ndeshjen mirë dhe mbajti epërsi deri në minutën e 43-të kur rezultati u barazua në 29:29.

Më pas vushtrriasit krijuan epërsi prej një, dy e tre gola, 34:31.

Prishtina barazoi në 34:34 e më pas u luajt për secilin gol. 

Në minutën e 58-të, hendbollisti Bleon Gela shënoi për epërsinë 39:38 të Vushtrrisë.

Në të njëjtën minutë Altin Cacaj shënoi për 39:39. Ndërkohë dhjetë sekonda para fundit, Enis Kuleta e shënoi golin e fitores 40:39 për Prishtinën.

Kuleta i kishte plot 15 gola për Prishtinën. 12 i shtoi Albi Gjuka, ndërsa Cacaj i realizoi gjashtë. 

Egzon Ademi ishte më efikasi te Vushtrria me 12 gola.

Dhjetë i realizoi Bleon Gela e pesë Amir Fazliu.

Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës. 

Prishtina i ka gjashtë pikë në vendin e gjashtë, ndërsa ka luajtur nëntë ndeshje. Vushtrria mbetet e fundit dhe në kërkim të pikëve të para.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tirana hap sezonin e festave te nentorit dhe te fundvitit 69278f3984390
Lajmi i mëparshëm

Tirana hap sezonin e Festave të Nëntorit dhe të Fundvitit

pse bre jusuf i vrate deshmitari rrefen per krimet e luftes nga jusuf shujak 69278fa259c04
Lajmi i radhës

“Pse bre Jusuf i vratë?” – dëshmitari rrëfen për krimet e luftës nga Jusuf Shujak

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë