kufizohet shfrytezimi falas i gemini 3 692bf56f0d956

Kufizohet shfrytëzimi falas i Gemini 3

November 30, 2025
1 minut lexim

Interesi për Gemini 3 është aq i madh, sa që Google ishte i detyruar të ulte limitet ditore për përdoruesit që nuk paguajnë shërbimin.

Në vend të mëparshmeve prej pesë kërkesave në ditë, llogaritë falas për Gemini 3 tani kanë “qaje bazike”, me limite që ndryshojnë në varësi të ngarkesës në server. E njëjta gjë vlen edhe për modelin për krijim imazhesh Nano Banana Pro – limitet u ulën nga 3 në 2 imazhe në ditë.

Në krahasim me këtë, abonentët e planit të paguar Google AI Pro mund të bëjnë deri në 100 kërkesa në ditë, ndërsa ata me planin më të lartë Google AI Ultra deri në 500. Për krijim imazhesh, limitet për këto plane janë përkatësisht 100 dhe 1000 në ditë.

Edhe platforma për shënime dhe organizim NotebookLM u prek – për përdoruesit falas sidoqoftë është pezulluar përkohësisht qasja në funksionalitete të reja si “Infographics” dhe “Slide Decks”, ndërsa edhe llogaritë me pagesë morën disa kufizime shtesë.

Google thotë se limitet e vjetra do të kthehen sapo të stabilizohet ngarkesa e përdoruesve – por meqë janë festat në ardhje, është më e mundshme që rregullimi të ndodhë jo para janarit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova mund te humbe nje pjese te fondeve nga plani i rritjes ne qershor 692bf4a0cd2d6
Lajmi i mëparshëm

Kosova mund të humbë një pjesë të fondeve nga Plani i Rritjes në qershor

tarifat e sherbimeve ne rusi jane rritur mbi 40 qe nga viti 2022 692bf5b6a0155
Lajmi i radhës

​Tarifat e shërbimeve në Rusi janë rritur mbi 40% që nga viti 2022

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë