kufizime ne furnizimin me uje ukt njoftim per qytetaret e tiranes 68a743774f45f

Kufizime në furnizimin me ujë, UKT njoftim për qytetarët e Tiranës

August 21, 2025
1 minut lexim

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka njoftuar pasditen e sotme qytetarët, se do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.



Kjo ndërpreje vjen për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet e ujësjellësit.

Sipas UKT-së zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit janë Kombinat, Prush, Sharrë.

Ndërsa zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti: Rruga e Elbasanit, “3 Vëllezërit Kondi”, Zona e Sanatoriumit, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Sauku i Ri dhe Sauku i Vjetër.

UKT njofton gjithashtu se punonjësit janë në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me ujë.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aki shpalli emrin e bartesit te listes per keshilltare ne qytetin e shkupit 68a741d6e3a56
Lajmi i mëparshëm

AKI shpalli emrin e bartësit të listës për këshilltarë në Qytetin e Shkupit

prokuroria ne prishtine ndalon dy zyrtare publik per marrje ryshfeti lidhur me testin per patente shofer 68a7458ea4d99
Lajmi i radhës

Prokuroria në Prishtinë ndalon dy zyrtarë publik për marrje ryshfeti lidhur me testin për patentë shofer

Të fundit nga

Dy zjarre aktive në Maqedoni

Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriya, deri në orën 14:00 janë evidentuar tre zjarre në hapësira të hapura. Dy prej tyre, siç theksojnë nga QMK, ende janë aktive. Njëri zjarr
ShkoLartë