kualifikueset boterori 2026 spektakel me 9 gola ne izrael itali axurret fitojne ndeshjen direkte per vendin e dyte zvicra dominon serish 68bf4ed1556ef

Kualifikueset Botërori 2026/ Spektakël me 9 gola në Izrael-Itali, “Axurrët” fitojnë ndeshjen direkte për vendin e dytë, Zvicra dominon sërish

September 8, 2025
1 minut lexim

Sfidat e sotme kualifikuese të Botërorit 2026 sollën spektakël dhe shumë gola.

Ndeshja kryesore ishte ajo mes Izraelit dhe Italisë, e luajtur në Debrecen të Hungarisë. Në një duel ku u shënuan 9 gola, në fund ishte Italia ajo që triumfoi mes vuajtjeve, duke u ngjitur në vendin e dytë të Grupit I.

Spektakël dhuroi dhe Zvicra e Xhakës, e cila mundi 3-0 Slloveninë, duke qëndruar kështu në vendin e parë të Grupit B, ku ndodhet dhe Kosova. Elvedi, Embolo dhe Ndoye ishin ata që siguruan tre pikët për helvetët.

Kroacia vijon të dominojë Grupin L, duke marrë një tjetër fitore bindëse, 4-0 përballë Malit të Zi.

Greqia mori një disfatë të hidhur në Grupin C, pasi humbi 0-3 me Danimarkën, ndërsa trio pikë në këtë grup mori dhe Skocia me Bjellorusinë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

france brenda 12 muajsh bie qeveria e trete 68bf4e16039ca
Lajmi i mëparshëm

Francë: Brenda 12 muajsh bie qeveria e tretë

situate e paqarte ne britani evakuohet aeroporti heathrow 68bf4fc833873
Lajmi i radhës

Situatë e paqartë në Britani, evakuohet aeroporti Heathrow

Të fundit nga

ShkoLartë