kualifikueset boterori 2026 gjermania vijon ne rrugen e fitoreve ndalen franca dhe zvicra belgjika permbys uellsin rezultatet 68ed735299eb7

Kualifikueset Botërori 2026/ Gjermania vijon në rrugën e fitoreve, ndalen Franca dhe Zvicra, Belgjika përmbys Uellsin (Rezultatet)

October 13, 2025
1 minut lexim

Përveç Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne janë luajtur edhe 7 duele të tjera, me emra të mëdhenj botëror që zbritën në fushën e lojës.

Gjermania duket se tashmë ka gjetur qetësi duke vijuar në rrugën e fitoreve. “Panzerat” kanë arritur një fitore të vuajtur kundër Irlandës së Veriut me një gol të shënuar nga Woltemade në minutën e 31’, duke e mbajtur ekipin e Nagelsmann në vendin e parë të Grupit A me 9 pikë. Po kaq pikë ka arritur dhe Sllovakia, që mundi 2-0 Luksemburgun.

Në grupin B, ku ndodhet dhe Kosova, Zvicra u ndal për herë të parë, duke barazuar pa gola me Slloveninë në transfertë dhe duke qëndruar në vendin e parë me 10 pikë.

Në Grupin D, Franca nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Islandën në transfertë. Ishin vendasit ata që shënuan të parët me Palsson në minutën e 39’. Nkunku barazoi në të 63’, ndërsa Mateta kaloi në avantazh të përkohshëm “Gjelat’ në të 68’, por pas dy minutash, Hlynsson barazoi sërish takimin. Ndërkohë po në këtë grup, Ukraina mundi 2-1 Azerbajxhanin. Kështu Franca kryeson me 10 pikë dhe është një fitore larg Botërorit.

Në Grupin J, Belgjika mori vendin e parë pas një fitoreje me përmbysje ndaj Uellsit me rezultatin 2-4, ndërsa Maqedonia e Veriut hodhi një hap fals duke barazuar 1-1 me Kazakistanin.

REZULTATET:

GRUPI A

Irlandë e Veriut 0-1 Gjermani

Sllovaki 2-0 Luksemburg

GRUPI B

Suedi 0-1 Kosovë

Slloveni 0-0 Zvicër

GRUPI D

Islandë 2-2 Francë

Ukrainë 2-1 Azerbajxhan

GRUPI J

Uells 2-4 Belgjikë

Maqedoni e Veriut 1-1 Kazakistan


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

belgjika blen avione luftarake amerikane 68ed7293903d6
Lajmi i mëparshëm

​Belgjika blen avionë luftarakë amerikanë

video momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre 68ed788758776
Lajmi i radhës

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë