kshz rezultatet e votimit te dites se sotme do te publikohen me rezultatet e pergjithshme 68f43ed367fbf

KSHZ: Rezultatet e votimit të ditës së sotme, do të publikohen me rezultatet e përgjithshme

October 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 tetor – Sot, më 18 tetor 2025, po zhvillohet procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të paaftë, personat që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, si dhe për personat që janë paraqitur për votim dhe janë të vendosur në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare.

Nga gjithsej 8.848 persona të sëmurë ose të pafuqishëm që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje lokale, deri në orën 20:30 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar gjithsej 7935 votues.

Nga gjithsej 2.162 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, deri në orën 18:30 të drejtën e votës e kanë ushtruar 1400 votues.

Në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare, nga gjithsej 442 persona të vendosur në këto institucione, deri në orën 18:30 kanë votuar 297 votues.

Procesi i votimit për të gjitha këto kategori votuesish u zhvillua pa pengesa dhe pa asnjë parregullsi.

KSHZ njofton se rezultatet e votimit të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, të të burgosurve dhe të personave të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, nuk publikohen veçmas sot.

Çdo fletëvotim individual është vendosur në një zarf të veçantë të mbyllur dhe në kutitë e votimit, dhe ato nuk hapen sot.

Numërimi i këtyre votave dhe publikimi i rezultateve të votimit të sotëm bëhet së bashku me rezultatet e përgjithshme të votimit të nesërm pas orës 19:00, për secilin vendvotim dhe për secilën komunë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izraeli merr dy trupa qe hamasi thote se jane pengje 68f426368a202
Lajmi i mëparshëm

Izraeli merr dy trupa që Hamasi thotë se janë pengje

drama te real madridi ylli i skuadres kerkon shpetim ne ligue 1 68f479773bd7b
Lajmi i radhës

Drama te Real Madridi, ylli i skuadrës kërkon shpëtim në Ligue 1

Të fundit nga

ShkoLartë