kshz me te dhena perfundimtare 44 komuna u bene me kryetare 69020f7508532

KSHZ me të dhëna përfundimtare: 44 komuna u bënë me kryetarë

October 29, 2025
1 minut lexim

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të rrethit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor. Siç njoftuan nga KSHZ të dhënat e ditës së sotme tregojnë rezultatet përfundimtare edhe për 11 komuna të cilat u bashkohen 33 komunave për të cilat rezultatet u shpallën të enjten e kaluar dhe për të cilat nuk pati kundërshtime. Ata thonë se me këto 11 komuna kanë përfunduar rezultatet për gjithsej 44 komuna ku zgjedhja e kryetarit ka përfunduar në raundin e parë zgjedhor.

“Për kryetar i komunës së Çairit Izet Mexhiti, kandidat i Koalicionit VLEN, për kryetar i Komunës së Çashkës Suad Shaqirov kandidat i AKI-së. Derisa për rezultatet e këshillave ju njoftojmë që pas përfundimit të afatit për padi deri te gjykata administrative dhe pas vendimeve të Gjykatës Administrative konstatojmë se zgjedhjet kanë përfunduar për këshill edhe në këto komuna: Aerodrom, Bogdanci, Bosillovë, Butel, Veles, Vinicë, Gazibabë, Karposh, Kërçovë, Krivogashtan, Prilep, Resnjë, Çair, Çashkë, Dollneni dhe Gostivar”, deklaroi nënkryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri.

Lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të këshillave komunale dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, Demiri njoftoi se vetëm në Komunën Shuto Orizarë do të përsëritet votimi më 2 nëntor për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit.

Nga KSHZ thanë se kanë mbetur edhe 33 komuna të cilat do të shkojnë në raundin e dytë më 2 nëntor.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dua lipa shpallet artistja me e pasur nen 30 vjec ne britani kryeson listen me 129 milion funte 690205f1b45e2
Lajmi i mëparshëm

Dua Lipa shpallet artistja më e pasur nën 30 vjeç në Britani – Kryeson listën me 129 milion funte

mustafa dauti dhe vlen shkrijne barrierat 21 shqiptare te punesuar ne dogane 6876424d30857
Lajmi i radhës

Dauti: Qeveria VLEN–VMRO po shkruan histori, sukses dhe rezultate në qeveri e në zgjedhje

Të fundit nga

ShkoLartë