kshz konfirmon fitoren e arkin jahijit ne bervenice ja rezultati perfundimtar i votave 6aea5c6d4ad2f

KSHZ konfirmon fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë, ja rezultati përfundimtar i votave

November 4, 2026
1 minut lexim
att.2qy3rypnNz9ago hpdZ5u8gFng 5HHA9yhG7VAeefbA

 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) shpalli rezultatet fillestare të rrethit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Sipas rezultateve, Arkin Jahiji nga koalicioni AKI fitoi 4.442 vota, ndërsa kundërkandidati Stojanço Radiçevski, nga koalicioni “Maqedonia Jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, mori 4.184 vota.

Nga gjithsej 16.256 votues të regjistruar, në zgjedhje morën pjesë 8.828 qytetarë, apo 54,31 për qind. Prej tyre, 8.626 vota ishin të vlefshme, ndërsa 202 të pavlefshme.

Me shpalljen e rezultateve fillestare, kanë nisur afatet ligjore për paraqitjen e kundërshtimeve ndaj procedurës së mbledhjes dhe verifikimit të rezultateve, të cilat mund të dorëzohen deri më 4 nëntor, në orën 15:30.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet e mesmandatit ne shba tre astronaute votojne nga stacioni nderkombetar hapesinor 6aea5c1a896a3
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

russell brand ne pritje te vendimit te jurise akuzohet per perdhunim dhe sulme seksuale 6aea5c73ea623
Lajmi i radhës

Russell Brand në pritje të vendimit të jurisë, akuzohet për përdhunim dhe sulme seksuale

Të fundit nga

Koçeku: SPAK të mos kursejë as kryeministrin

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka ngritur akuza ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama drejton Partinë Socialiste, duke deklaruar se pushteti është përqendruar në duart e një personi të vetëm dhe
ShkoLartë