kshz i konfirmoi kryetaret e rinj te komunave gostivar vrapcisht mavrove rostushe dhe qendra zhupa 6967c67868738

KSHZ i konfirmoi kryetarët e rinj të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendra Zhupa

January 14, 2026
1 minut lexim

Hemofarm

Shkup, 14 janar – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme i konfirmoi emrat e Valbon Limanit dhe Isen Shabanit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Oner Jakullovskit nga koalicioni “Maqedonia Juaj” dhe Arian Ibrahimit nga Partia Demokratike e Turqve, për kryetarë të rinj të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendra Zhupa.

Zëdhënësi i KSHZ-së, Abdush Demiri tha se Komisioni i obligon komisionet zgjedhore komunale të veprojnë sipas Kodit zgjedhor dhe menjëherë t’i publikojnë rezultatet përfundimtare nga votimi i mbajtur më 11 janar.

Angellço Ristov nga KSHZ-ja u përqëndrua në vendvotimin në Gostivar, ku nuk u realizua votim.

“Para se Komisioni të publikojë rezultatet përfundimtare, KSHZ-ja duhet të marrë vendim për moszbatimin e votimit në vendvotimin 0782 për Komunën e Gostivarit, me ç’rast në këtë vendvotim më 11 janar në pajtim me nenin 104, paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor, për shkak të motit të keq, nuk u zbatua votimi”, sqaroi Ristov në fillim të seancës.

Ai tha se në këtë vendvotim janë regjistruar vetëm 23 persona me të drejtë vote, ndërsa ka mundur të konstatohet se në numrin e votuesve të regjistruar, nuk ndikon – në bazë të rezultateve të arritura ndaj kandidatëve për kryetar të komunës. 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

michelle williams shihet me femijen e saj te porsalindur per here te pare 6967c1b2c7e60
Lajmi i mëparshëm

Michelle Williams, shihet me fëmijën e saj të porsalindur për herë të parë

eshs ne nentor te vitit te kaluar jane dhene 304 leje per ndertim 6967c7ced1dc9
Lajmi i radhës

ESHS: Në nëntor të vitit të kaluar janë dhënë 304 leje për ndërtim

Të fundit nga

Çfarë veprimesh mund të marrë SHBA në Iran?

Në qershor, Donald Trump luajti në mënyrë të sigurt. Deklaratat e tij rreth një dialogu të mundshëm me Iranin kishin dhënë iluzionin se një konflikt mund të shmangej. Por më pas ai vendosi ndryshe,
ShkoLartë