kryeziu kuvendi eshte konstituuar zgjedhja e nenkryetarit nuk e bllokon 68c09e7fec885

Kryeziu: Kuvendi është konstituuar, zgjedhja e nënkryetarit nuk e bllokon

September 9, 2025
1 minut lexim

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës tashmë është konstituuar në përputhje me Kushtetutën, pavarësisht se ende nuk është zgjedhur njëri nga nënkryetarët e tij. 

“Unë e kam cekur dhe e përsëris se Kuvendi është i konstiuar në aspektin kushtetues, sepse Kushtetuta nuk përkufizon se Kuvendi konstituohet kur zgjidhen të gjithë nënkryetarët e Parlamentit, por konstituohet kur zgjidhet kryetari i Parlamentit. Prej momentit që është zgjedh kryetari, që është person me autoritet, kuptohet që vetëm ai është vendimmarrës, edhe kështu që Kuvendi është konstituuar. Duhet edhe një anëtar i nënkryetarëve të Parlamentit, i cili duhet të shkojë në procedura të rregullta, siç ka shkuar deri më tash,” ka thënë Kryeziu.

Ai shtoi se Kushtetuta ka epërsi ndaj çdo akti tjetër ligjor apo nënligjor.

“Nëse ndonjë akt ligjor ose nënligjor bie ndesh me Kushtetutën, atëherë respektohet ose shfrytëzohet Kushtetuta. Nuk duhet të shkelet Kushtetuta dhe nuk duhet të vonohet më tej,” ka theksuar Kryeziu.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lajmi i mire per shqiptaret serbet kunder stojkoviqit ik 68c09e73720e4
Lajmi i mëparshëm

Lajmi i mirë për shqiptarët! Serbët kundër Stojkoviqit: Ik!

apple publikon video me titull all access with dua lipa 68c09f4fa7446
Lajmi i radhës

Apple publikon video me titull “All-access with Dua Lipa”

Të fundit nga

Zola për garën e titullit

Dy javë para përfundimit të fazës së parë dhe me një garë të hapur në çdo zonë të renditjes, Gianfranco Zola, ish-sulmues dhe sot nënkryetar i “Lega Pro”, foli për Serie A
ShkoLartë