kryetari mela inspekton punimet ne rrugen diber mavrove pas gropes se rrezikshme qe demtoi infrastrukturen 69261874ceaa5

Kryetari Mela inspekton punimet në rrugën Dibër–Mavrovë pas gropës së rrezikshme që dëmtoi infrastrukturën

November 25, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, ka inspektuar sot nga afër punimet që po zhvillohen në segmentin e rrugës Dibër–Mavrovë, pranë Banjave të Kosovrastit, ku ditë më parë ishte shfaqur një gropë e thellë që rrezikonte qarkullimin dhe kishte dëmtuar infrastrukturën rrugore.

Punimet po realizohen nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”, nën drejtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ekipet profesionale kanë ndërhyrë me prioritet për mbushjen e gropës, vendosjen e shtresave të reja mbështetëse dhe rikthimin e funksionalitetit të plotë të rrugës.

Gjatë inspektimit, Kryetari Mela u informua mbi ritmin dhe cilësinë e punimeve, duke vlerësuar angazhimin institucional për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

“Ky segment rrugor është shumë i rëndësishëm për banorët e zonës, prandaj ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me institucionet kompetente për të adresuar në kohë çdo problematikë infrastrukturore,” deklaroi Mela.

Ai shtoi se Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në rritjen e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e infrastrukturës në të gjithë territorin e saj.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kate beckinsale sfidon gravitetin 69260ef5876eb
Lajmi i mëparshëm

Kate Beckinsale sfidon gravitetin

mucunski ne beograd ne takim pune me ministrat e jashtem te nismes qendrore evropiane 69261f8f1ed98
Lajmi i radhës

Mucunski në Beograd në takim pune me ministrat e jashtëm të Nismës qendrore evropiane

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë