Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, mori pjesë në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”, të organizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike (ILPP), ku u diskutua për zhvillimin profesional të të rinjve dhe rolin e institucioneve në krijimin e mundësive për ndërtimin e karrierës së tyre në vend.
Gjatë këtij forumi u theksua rëndësia e investimit te të rinjtë, fuqizimit të potencialit të tyre dhe krijimit të kushteve që ata të zhvillojnë aftësitë profesionale dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.
Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë përmes politikave dhe iniciativave konkrete. Në këtë drejtim, janë hartuar Strategjia Rinore, është themeluar Këshilli Rinor Lokal dhe janë krijuar hapësira mbështetëse për të rinjtë, si iCAN, Co-Work dhe YCC.
Që nga themelimi, vetëm Qendra Rinore iCAN ka pritur mbi 22.000 vizitorë, ndërsa në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit dhe Zyrtarët për të Rinj janë realizuar mbi 15 projekte dhe 80 aktivitete rinore.
Përmes këtyre iniciativave, Komuna e Gostivarit synon të krijojë më shumë mundësi për angazhimin, zhvillimin profesional dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjve në jetën shoqërore.
Në përfundim, u shpreh mirënjohje ndaj Institutit për Lidership dhe Politika Publike, Ambasadës së Mbretërisë së Holandës dhe të gjithë partnerëve për mbështetjen e kësaj iniciative të rëndësishme për të ardhmen e të rinjve
Burimi: lajmpress.org



