kim kardashian zbulon detajin e vecante per lewis hamiltonin me ploteson te 55 kriteret e partnerit ideal 6ada361042bf6

Kim Kardashian zbulon detajin e veçantë për Lewis Hamiltonin: Më plotëson të 55 kriteret e partnerit ideal

October 22, 2026
1 minut lexim

Kim Kardashian ka folur për herë të parë për lidhjen me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, duke zbuluar se është shumë e lumtur dhe se ai i plotëson të gjitha 55 kriteret që kishte në listën e partnerit ideal.

Në episodin më të fundit të spektaklit “The Kardashians”, Kim nuk e përmendi Hamiltonin me emër, por la të kuptohej qartë se po fliste për të.

Gjatë bisedës me nënën e saj, Kris Jenner dhe motrën Khloe, ajo zbuloi se është 44 për qind britanike, një përqindje që përkoi me numrin që Hamilton mban në makinën e tij të garave.

Më vonë, gjatë xhirimeve të filmit të saj të ri “The Fifth Wheel”, Kim bisedoi me kolegen Nikki Glaser për listën e cilësive që dëshiron te partneri.

Ajo i tregoi se personi me të cilin është lidhur i plotëson të gjitha 55 kriteret e saj, duke e cilësuar këtë si një ndjenjë të jashtëzakonshme.

Lidhja e Kardashian dhe Hamiltonit është përfolur që nga shkurti, ndërsa në prill ata e konfirmuan publikisht përmes Instagramit.

Që atëherë, çifti është parë gjithnjë e më shpesh së bashku, teksa Kim e ka mbështetur pilotin edhe gjatë garës së Formula 1 në Singapor, në fillim të tetorit.

 Një burim pranë çiftit kishte deklaruar më herët për revistën People se ata kalojnë shumë mirë së bashku dhe se marrëdhënia e tyre duket e natyrshme.

Sipas burimit, fakti që njiheshin prej kohësh dhe ndajnë ambicie e synime të ngjashme jetësore ka ndikuar pozitivisht në lidhjen e tyre.

Para Hamiltonit, Kim ishte përfolur për një lidhje me Odell Beckham Jr., e në vitin 2022 kishte qenë në një marrëdhënie nëntëmujore me Pete Davidson.

Ajo ishte gjithashtu e martuar me reperin Kanye West nga viti 2014 deri në vitin 2021, me të cilin ka katër fëmijë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetari i komunes se gostivarit valbon limani merr pjese ne forumin e karrieres 26 nextgen careerup 6ada360db12ec
Lajmi i mëparshëm

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, merr pjesë në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”

lsdm mepso kerkon rritje te tarifes qytetaret do te perballen me goditje te re te cmimeve nga janari 6ada36cdbba81
Lajmi i radhës

LSDM: MEPSO kërkon rritje të tarifës, qytetarët do të përballen me goditje të re të çmimeve nga janari

Të fundit nga

ShkoLartë