kryetari i kercoves fatmir dehari perkujton komandant lalen luftetar i lirise dhe simbol i sakrifices 68b95c7216aa5

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, përkujton Komandant Lalën: “Luftëtar i lirisë dhe simbol i sakrificës”

September 4, 2025
1 minut lexim

Në ditën përkujtimore të heroit të kombit, Komandant Lalës – Mahi Halilit, Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për jetën dhe veprën e komandantit që mbetet i paharruar në kujtesën e popullit shqiptar.

“Lala ishte njeri i popullit, luftëtar i lirisë dhe simbol i sakrificës. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, shkroi Dehari në mesazhin e tij përkujtimor

Komandant Lala, me jetën dhe angazhimin e tij, u shndërrua në shembull të guximit dhe vendosmërisë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Përpjekjet dhe sakrifica e tij vazhdojnë të mbeten frymëzim për brezat e rinj, të cilët trashëgojnë idealin e tij për një të ardhme më të drejtë dhe më të lirë.

Përkujtime të tilla, siç thekson Dehari, janë dëshmi se figurat e historisë së lavdishme kombëtare nuk harrohen kurrë, por jetojnë në zemrat e popullit që ata mbrojtën me gjakun e tyre.

fb img 17569154745851376954598877738175

fb img 17569154725697973849909227772190

 

 

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kallezim penal kunder pese punonjesve te auv se dyshohen per keqperdorim te detyres zyrtare 68b95bd1d35a0
Lajmi i mëparshëm

Kallëzim penal kundër pesë punonjësve të AUV-së, dyshohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”

pronari i nje hoteli po me shantazhon me foto nga dhoma ku kam fjetur evi kokalari denoncon rastin publikisht 68b95dd44948a
Lajmi i radhës

“Pronari i një hoteli po më shantazhon me foto nga dhoma ku kam fjetur” – Evi Kokalari denoncon rastin publikisht

Të fundit nga

ShkoLartë