kryetari i dibres mela inspektoi punimet ndertimore ne tre rruge lokale ne diber 692ee9901264f

Kryetari i Dibrës Mela inspektoi punimet ndërtimore në tre rrugë lokale në Dibër

December 2, 2025
1 minut lexim

Shkup, 2 dhjetor – Kryetari i Dibrës Fisnik Mela së bashku me ekipin e komunës dhe koordinatorët e projektit, inspektuan punimet ndërtimore që po kryhen në tre rrugë në qytet, informuan nga pres shërbimi i komunës.

“Këto projekte janë pjesë e angazhimit tonë për përmirësimin e infrastrukturës lokale, sigurimin e cilësisë së lartë të ndërtimit dhe respektimin e afateve. Për ne, çdo metër rrugë e rregulluar përfaqëson një hap përpara drejt një Dibre të lidhur, më të sigurt dhe më të bukur për të jetuar”, tha Mela.

Ka shprehur bindje se punimet do të përfundojnë shumë shpejt dhe rrugët do të vihen në shërbim të banorëve të cilët, siç tha, meritojnë edhe më shumë, prandaj si pushtet vendor do të vazhdojnë të sigurojnë fonde përmes burimeve të ndryshme për zbatimin e infrastrukturës dhe projekteve të tjera.

Rrugët po rikonstruktohen plotësisht me fondet e marra nga thirrja e parë e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale nga kredia hungareze.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dogana prane postes se maqedonise behet me skaner te ri me inteligjence artificiale do te detektohen pakot e dyshimta 692ee2740cd98
Lajmi i mëparshëm

Dogana pranë Postës së Maqedonisë bëhet me skaner të ri, me inteligjencë artificiale do të detektohen pakot e dyshimta!

tirane i moshuari gjendet i pajete ne kanalin me uje te bulevardi i ri 692eeb9fc75c7
Lajmi i radhës

Tiranë/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë