IMG 6653

Kryetari i Butelit Kostovski: Reagimi i shpejtë i zjarrfikësve parandalon katastrofë në Luboten

July 9, 2025
1 minut lexim

Një zjarr i rrezikshëm që shpërtheu sot në afërsi të fshatit Luboten është vënë nën kontroll falë reagimit të shpejtë të Njësisë Intervenuese të Zjarrfikësve dhe ndihmës së banorëve lokal. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, përmes një postimi në Facebook.

“Zjarri në Luboten është vënë nën kontroll!”, shkruan Kostovski, duke falënderuar ekipin e krizës të komunës, njësinë intervenuese të zjarrfikësve, zjarrfikësit e Shkupit si dhe banorët e zonës që reaguan me kohë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Sipas Kostovskit, zjarri ishte shumë pranë shtëpive të para në këtë vendbanim, çka rrezikonte dëme të mëdha materiale dhe kërcënim për jetën e banorëve.

“Çdo nderim për të gjithë ata që morën pjesë në këtë ndërhyrje”, përfundon postimi i tij kryetari i Butelit.

Zyrtarët lokal nuk raportuan për të lënduar, por theksuan nevojën për vigjilencë të shtuar në këtë periudhë të nxehtë verore.

IMG 6654

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rreth 300 vatra zjarresh ne 5 ditet e fundit metaj flet per situaten ne kosove shpreh ngushellime per familjen lima 686e5cf81feb1
Lajmi i mëparshëm

Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit, Metaj flet për situatën në Kosovë, shpreh ngushëllime për familjen Lima

se ben hesap moshen naomi shfaqet ne pasarelen e balenciaga s 686e5e23d2ca9
Lajmi i radhës

S’e bën “hesap” moshën, Naomi shfaqet në pasarelën e Balenciaga-s

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë