kryesia e ash se jep doreheqje taravari vazhdon drejtimin e partise 69695199c383a

Kryesia e ASH-së jep dorëheqje, Taravari vazhdon drejtimin e partisë

January 15, 2026
1 minut lexim

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët ka vendosur njëzëri të japë dorëheqje kolektive, pas një debati konstruktiv dhe demokratik në mbledhjen e saj të fundit, në prag të mbajtjes së Kuvendit dhe Kongresit partiak, informon PressOnline.al

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë me bindjen se partia ka nevojë për freski organizative, përfshirje të kuadrove të reja dhe reforma të thella e gjithëpërfshirëse, të cilat synojnë forcimin e mëtejmë të profilit politik dhe funksionimit të brendshëm të Aleancës për Shqiptarët. Vendimi vjen gjithashtu si reflektim ndaj rezultatit të zgjedhjeve lokale.

Deri në mbajtjen e Kuvendit dhe Kongresit partiak, drejtimin e partisë do ta ushtrojë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, ndërsa Kuvendi i Partisë do t’i konstatojë zyrtarisht dorëheqjet e Kryesisë.

Sipas afateve statutare, Kuvendi i Partisë pritet të mbahet në mesin e muajit shkurt, ndërsa Kongresi i Partisë do të organizohet më së voni deri në vjeshtën e këtij viti.

Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se partia mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të demokracisë së brendshme, reformimit të vazhdueshëm dhe përfaqësimit dinjitoz të interesave të shqiptarëve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

drejtuesja e dap pronare pompave te benzines ish deputete bashkeshortja e mjekut te njohur ja kush u arrestua ne aksionin e fundit 69695038dcf31
Lajmi i mëparshëm

Drejtuesja e DAP, pronarë pompave të benzinës, ish deputetë, bashkëshortja e mjekut të njohur, ja kush u arrestua në aksionin e fundit

manjani zbulon burgjet ku ka pasur me shume tentativa per arratisje 69695e148a88b
Lajmi i radhës

Manjani zbulon burgjet ku ka pasur më shumë tentativa për arratisje

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë