kryeparlamentari gashi takon montellan ne kuader te osbe se thekson rendesine e bashkepunimit dhe reformave 69c6c8aee7e8a

Kryeparlamentari Gashi takon Montellan në kuadër të OSBE-së, thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe reformave

March 27, 2026
1 minut lexim
1 226 780x470 1

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, në kuadër të Forumit të Pestë Parlamentar të delegacioneve të Evropës Juglindore.

Gjatë takimit u konfirmua bashkëpunimi i ngushtë mes Kuvendit dhe OSBE-së, me fokus në avancimin e dialogut rajonal dhe mbështetjen e proceseve reformuese.

“Konfirmuam bashkëpunimin e ngushtë mes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe OSBE-së dhe theksova rëndësinë e dialogut rajonal, mbështetjes së reformave dhe forcimit të demokracisë parlamentare”, deklaroi Gashi.

Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e OSBE-së në përmirësimin e funksionimit të institucioneve dhe në promovimin e barazisë dhe politikave rinore.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ministrat e be se kerkojne strategji te perbashket per krizen e cmimeve te energjise 69c6c7ece5654
Lajmi i mëparshëm

Ministrat e BE-së kërkojnë strategji të përbashkët për krizën e çmimeve të energjisë

Të fundit nga

ShkoLartë