kryeparlamentari gashi takon kreun e fondacionit marmara group theksohet rendesia e bashkepunimit rajonal 698e170c5de92

Kryeparlamentari Gashi takon kreun e Fondacionit Marmara Group, theksohet rëndësia e bashkëpunimit rajonal

February 12, 2026
1 minut lexim

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Fondacionit Marmara Group, Akkan Suver, si dhe me përfaqësues të tjerë të fondacionit, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit dhe thellimi i marrëdhënieve në fusha me interes të përbashkët.

Gashi bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet palëve.

“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Kryetarin e Fondacionit Marmara Group, z. Akkan Suver, si dhe me përfaqësues të tjerë të fondacionit”, thuhet në njoftimin e tij.

Ai theksoi rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit dhe dialogut rajonal.

“Gjatë bisedës sonë theksuam rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe thellimit të marrëdhënieve në fusha me interes të përbashkët”, ka theksuar Gashi.

Po ashtu, kryeparlamentari ka vlerësuar rolin e Fondacionit Marmara Group në promovimin e partneritetit dhe dialogut rajonal.

“Vlerësova rolin e Fondacionit në promovimin e dialogut dhe partneritetit rajonal”, thuhet më tej në njoftim.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fatmiri e dudja jane bere zeher bytyci ironizon me limajn e baljen kurti u tha jo 698def70dbcfc
Lajmi i mëparshëm

“Fatmiri e Dudja janë bërë zeher!”- Bytyçi ironizon me Limajn e Baljen: Kurti u tha jo!

kim jong un ka zgjedhur vajzen e tij adoleshente si trashegimtare te fronit 698e1751ae851
Lajmi i radhës

Kim Jong Un ka zgjedhur vajzën e tij adoleshente si trashëgimtare të fronit?

Të fundit nga

ShkoLartë