kryeparlamentari gashi kuvendi i perkushtuar per perfundimin me sukses te marreveshjeve kolektive ne arsimin e larte 6914bcb56740b

Kryeparlamentari Gashi: Kuvendi i përkushtuar për përfundimin me sukses të Marrëveshjeve Kolektive në arsimin e lartë

November 12, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim pune me përfaqësuesit e Unionit të Sindikatave në Arsimin e Lartë, ku u diskutua përparimi i procesit të nënshkrimit të Marrëveshjeve Kolektive me universitetet shtetërore.

Gashi riafirmoi angazhimin e Kuvendit që ky proces të përfundojë me sukses dhe brenda afateve të parapara, duke theksuar se bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm drejt forcimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe vlerësimit të drejtë të punës së stafit akademik.

“Kuvendi do të mbështesë çdo nismë që kontribuon në përmirësimin e standardeve akademike dhe në krijimin e një sistemi universitar më konkurrues,” u shpreh Gashi, duke shtuar se dialogu i hapur dhe bashkëpunimi konstruktiv janë çelësi për arritjen e rezultateve konkrete në këtë drejtim.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nora istrefi dhe 2ton publikojne kengen teka 6914b333117d3
Lajmi i mëparshëm

Nora Istrefi dhe 2Ton publikojnë këngën “Teka”

kshz mbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor 6914c3d6f0932
Lajmi i radhës

KShZ: Mbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor

Të fundit nga

ShkoLartë