kryeministri rama uron grate per festen e 8 marsin faleminderit per gjithcka beni cdo dite 69ad241ff27ae

Kryeministri Rama uron gratë për festën e 8 Marsin: Faleminderit për gjithçka bëni çdo ditë

March 8, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Rama, ka uruar gratë me rastin e 8 Marsit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në mesazhin e tij, Rama shprehu mirënjohje për kontributin e grave në shoqëri dhe theksoi rëndësinë e rritjes së pjesëmarrjes dhe angazhimit të tyre në jetën publike.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre”, shkroi Rama.

Në fund të mesazhit, kryeministri uroi gjithashtu që kjo ditë të jetë një e diel e paqtë për të gjitha gratë shqiptare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump refuzon zgjidhjen e luftes me iranin permend vrasjen e te gjithe udheheqesve te saj 69ad227c0d93a
Lajmi i mëparshëm

Trump refuzon zgjidhjen e luftës me Iranin, përmend vrasjen e të gjithë udhëheqësve të saj

verifikohet respektimi i afatit tremujor per veturat me targa te huaja 69ad2497caf98
Lajmi i radhës

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targa të huaja

Të fundit nga

ShkoLartë