kryeministri rama reagon pas protestes se opozites shteti nuk perkulet nga dhuna dhe vandalizmi solidaritet me policet e plagosur 69768e289aa01

Kryeministri Rama reagon pas protestës së opozitës: Shteti nuk përkulet nga dhuna dhe vandalizmi, solidaritet me policët e plagosur

January 25, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin sociali X, pas protestës kombëtare të opozitës, duke dënuar aktet e dhunës dhe shkatërrimit të pronës publike, ndërsa shprehu solidaritet me punonjësit e policisë që u plagosën gjatë përplasjeve.

Rama theksoi se protesta është e drejtë demokratike, por dhuna e organizuar nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e shprehjes.

‘Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e shkatërruar prona.

Po qysh nga koha e partive famëkëqia të 100 vjetëve më parë në Gjermani e Itali, ka vetëm një parti parlamentare në Europë, që të ketë në programin e aktivitetit të saj si pjesë të pandarë të ekzistencës së vet qysh nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve, deri edhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për të mbaruar punë me hedhjen e molotovëve pa u identifikuar nga kamerat!

Tanimë këto farë protestash me pisllëkun që krijojnë në bulevard, ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon… Degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm!

Të shkuara punonjësve të policisë që u plagosën e lënduan nga kjo lukuni e verbër🙏’shkroi Rama.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

xherdan shaqiri e shpetoi media zvicerane befason 69768d7439afe
Lajmi i mëparshëm

Xherdan Shaqiri e shpëtoi… Media zvicerane befason  

nga kjo e hene nderpritet qarkullimi i kamioneve ne pikat kufitare me serbine 69768e8053679
Lajmi i radhës

Nga kjo e hënë ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbinë

Të fundit nga

ShkoLartë