kryeministri kanadez duhet diversifikim energjetik per te shmangur krizat globale 6a326e72bcebf

Kryeministri kanadez: Duhet diversifikim energjetik për të shmangur krizat globale

June 17, 2026
1 minut lexim

Kryeministri kanadez Mark Carney bëri thirrje për diversifikim më të madh të energjisë dhe tregtisë globale, duke paralajmëruar se varësia nga korridore strategjike si Ngushtica e Hormuzit mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë botërore dhe koston e jetesës.

Gjatë një deklarate për mediat në Evian të Francës, në kuadër të Samitit të G7-ës, Carney theksoi se zhvillimet në Lindjen e Mesme kanë treguar nevojën për alternativa më të sigurta në furnizimin me energji. Sipas tij, çdo ndërprerje në këtë pikë kyçe të transportit energjetik ndikon drejtpërdrejt në çmimet e karburantit dhe kostot për konsumatorët.

Kreu i qeverisë kanadeze tha se rajoni nuk ka diversifikim të mjaftueshëm energjetik, ndërsa nënvizoi se Kanadaja mund të luajë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e tregjeve ndërkombëtare.

Carney bëri të ditur se Kanadaja synon të prodhojë deri në 150 megatonë gaz natyror të lëngshëm (LNG) deri në fund të vitit, për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje nga partnerët evropianë. Ai theksoi gjithashtu se vendi ka tashmë marrëveshje furnizimi me Gjermaninë, ndërsa negociatat për marrëveshje të reja me vende të tjera evropiane janë në fazën përfundimtare.

Paralelisht, Otava po punon për zgjerimin e tubacionit të naftës Trans Mountain (TMX) dhe zhvillimin e korridoreve të reja të eksportit drejt Shteteve të Bashkuara, me synimin për të forcuar sigurinë energjetike dhe rrjetet e shpërndarjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bordi i transparences ndryshon perseri cmimet e karburanteve ulen nafta dhe benzina 6a326e0f625bd
Lajmi i mëparshëm

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina!

momente romantike dalin fotot tjera nga muaji i mjaltit te duas dhe callum 6a326f3b5ab4b
Lajmi i radhës

Momente romantike, dalin fotot tjera nga muaji i mjaltit të Duas dhe Callum

Të fundit nga

ShkoLartë