kryeministri ka zgjedhur krimin dhe sheiket jo europen nesho alarmon rama po e fundos shqiperine 698a6b54268f4

“Kryeministri ka zgjedhur krimin dhe sheikët, jo Europën”, Nesho alarmon: Rama po e fundos Shqipërinë

February 10, 2026
min lexim

Kryeministri Edi Rama ndodhet përballë një situate komplekse, i gjendur mes presioneve të dyfishta që kërcënojnë jo vetëm pushtetin e tij, por edhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Im Peka Live në një emision televiziv, ish diplomati Agim Nesho u ndal te rreziqet e pushtetit të Ramës, duke theksuar se në njëraën anë, qëndron krimi i organizuar, i cili kërkon llogari për mbështetjen e dhënë, dhe nga ana tjetër, interesat e investitorëve të huaj dhe sheikëve, që e shohin vendin si një mundësi për pasurim të shpejtë, pa interes për integrimin në BE.

Sipas Neshos, mbrojtja ndërkombëtare që dikur Ramën e bënte të ndihej i sigurt, duket se është zbehur, duke e lënë atë përballë një dileme të madhe.

“Në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në raport me SHBA-në, kryeministri akuzohet se ka tentuar të blejë influencë përmes lëshimeve në dëm të interesave kombëtare, me qëllim për të siguruar një “mosprekje” nga drejtësia amerikane. Raporte të ndryshme ndërkombëtare e kanë lidhur atë me krimin e organizuar, duke e cilësuar si një njeri të aftë për çdo manovër makiaveliste për të mbrojtur pushtetin e tij.

Zgjedhjet që do të detyrohet të bëjë kryeministri Rama, sipas Neshos, i shtyrë nga forca të brendshme dhe të jashtme, do të përcaktojnë nëse Shqipëria do të vazhdojë rrugën e saj drejt Perëndimit apo do të sakrifikojë të ardhmen e saj për interesa afatshkurtra.

Sigurisht Rama, ashtu siç pa sekretarin e shtetit që vinte i bënte freskë dhe rrinte e priste në Shqipëri sa të kthehej nga një takim me NGO-të në Bruksel për t’i thënë që je udhëheqësi i madh. Ashtu kishte marrë dhe garanci që kjo drejtësi e ardhur dhe e sponsorizuar me lekët e Sorosit, por edhe pastaj e ndihmuar nga Bashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nuk ka më një Yuri Kim që është gardianja për të mbrojtur interesat e tij, që të influenconte dhe te kjo drejtësi e re dhe te SPAK-u se si duhet goditur lideri i opozitës ose çfarë duhet kushte për të mos krijuar atë destabilizimin në Shqipëri, tani gjërat kanë ndryshuar.

Në këtë situatë, Rama është përpara një ëh një pikëpyetje të madhe. Nga njëra anë ka dy presione të mëdha. Krimi i organizuar që bashkëpunon me politikën e tij, të cilët e kanë kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave, që përpiqen të pasurohen dhe të ngrejnë pasurinë e tyre për të zotëruar dhe rritur monopolet e drogës në të gjithë Europën. Kanë një përkrahës, por duke e ndihmuar Ramën të fitojë zgjedhjet dhe të mbajë pushtetin, sot i kërkojnë llogari që ai të mos tërhiqet dhe ta mbajë këtë pushtet në çdo mënyrë. Kjo është e para. E dyta janë interesat e e njerëzve, firmave, sheikëve të cilët duhet të pasurohen në Shqipëri. Mos e kujtoni që është kaq e lehtë. Nuk ju intereson integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, por ata sheikë që kanë edhe mbrojtje të tjera, kudo që janë edhe në perëndim, e shikojnë Shqipërinë si një mundësi pasurimi të tej skajshëm.

Edi Rama është një oligark që nuk ka asnjë lidhje me vendin e tij. E ka kthyer Shqipërinë në një plaçkë tregu dhe me të cilën kërkon të ngrejë dhe të mbajë pushtetin e tij vetëm duke shitur interesat e Shqipërisë. Pra, janë të dy këto presione dhe dilema e madhe që është Rama. Të sfidojë Bashkimin Europian, për arsye sepse kemi ardhur në një pikë që Bashkimi Europian ka dalë kundër domethënë, njeriut i cili kërkon me insistim të futet dhe të integrohet në Bashkimin Europian. Domethënë, sfida e Ramës dhe sfida e Shqipërisë nga ky njeri, i cili po rrezikon të ardhmen e asaj ideje që shqiptarët për më shumë se 35 vjet janë të fiksuar dhe e kanë të lidhur të ardhmen e tyre, që është integrimi në Bashkimin Europian, ky është i paparashikueshëm që edhe mund t’ia prishi këtë aleancë. Duke ditur që presioni i vendeve të tjera, ëh, domethënë, i atyre dy ëh, dy skenarëve të tjerë që e shtyjnë që edhe të qëndrojë në pozicione jo integruese, domethënë janë reale.

Por Rama nuk ka patur një garanci, këtë garanci nuk e ka patur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar të blejë influencë në të gjitha mënyrat. Ne e kemi përjetuar këtë, e kemi ndjerë se si e bën. Kjo është vetëm maja e ajsbergut, por janë, janë shitur interesat e Shqipërisë ashtu siç e pamë një një kamaleon edhe në parlamentin e e Izraelit, vetëm për të, për të vazhduar dhe për të patur një mosprekje, jo përkrahje, por një mosprekje nga një Amerikë, ku shteti, institucionet e saj, në raportet që bëjnë, e kanë të nxirë. Domethënë, një njeri që është i lidhur me krimin e organizuar, një njeri që është i lidhur me Sinaloan, një njeri që është, domethënë, i aftë të kryejë çdo ëh makiavelizëm dhe të pranojë çdo gjë duke shitur interesat e vendit të tij. Në këtë kuptim, Rama është në këtë pikëpyetje të mëdha. Prandaj, duke përfunduar zoti Peka, dua të them që ky moment është një moment tepër i rëndësishëm”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kuba ndalon furnizimin e avioneve me karburant thellohet kriza energjetike 698a6a8ad4444
Lajmi i mëparshëm

Kuba ndalon furnizimin e avionëve me karburant, thellohet kriza energjetike

ish pjesetari i uck se avni qenaj lirohet nga burgu i beogradit 698a6b6f8f78b
Lajmi i radhës

Ish-pjesëtari i UÇK-së Avni Qenaj lirohet nga burgu i Beogradit

Të fundit nga

ShkoLartë