kryeministri francez publikon perberjen e qeverise e re 68e2e696a45ea

​Kryeministri francez publikon përbërjen e qeverisë e re

October 5, 2025
1 minut lexim

Kryeministri francez Sébastien Lecornu emëroi të dielën 18 ministra që do të përbëjnë qeverinë e tij të re.

Njëzet e gjashtë ditë pasi u emërua kryeministër nga presidenti Emmanuel Macron, ish-ministri i Mbrojtjes mbajti një strukturë të ngjashme me atë të paraardhësit të tij, François Bayrou, duke riemëruar 13 ministra në largim.

Një valë e dytë emërimesh në pozicione më të ulëta pritet në ditët në vijim për të kompletuar qeverinë.

Roland Lescure, një aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron, është emëruar ministri i ri Financave, njoftoi Pallati Elysee.

Ish-ministri i financave Bruno Le Maire u emërua ministër i Mbrojtjes. Disa ministra kyç mbajtën pozicionet e tyre, përfshirë Jean-Noel Barrot si ministër i Jashtëm, Bruno Retailleau ministër i Brendshëm dhe Gerald Darmanin ministër i Drejtësisë, raporton kp.

Lescure, i cili vjen nga e majta, dhe kryeministri i tij tani përballen me sfidën e arritjes së një kompromisi mbi buxhetin e vitit të ardhshëm në një parlament të fragmentuar përpara një afati në fund të vitit.

Negociatat mbi buxhetin kanë marrë një ton të tensionuar, ndërsa tre blloqe ideologjikisht të kundërta në parlament pa shumicë po kërkojnë lëshime të ndërsjella.

Dy nga paraardhësit e Lecornu u rrëzuan mes përpjekjeve për të frenuar deficitin buxhetor të Francës, më i madhi në Eurozonë, në një kohë kur agjencitë e vlerësimit të kreditit dhe investitorët po e ndjekin situatën nga afër.

Në një përpjekje për të fituar mbështetjen e socialistëve, Lecornu propozoi një taksë mbi të pasurit që e kërkonte e majta, ndërsa përjashtonte asetet e pronarëve të bizneseve prej saj për të mbrojtur bizneset dhe vendet e punës.

Ai gjithashtu përjashtoi përdorimin e të drejtave të veçanta kushtetuese për të kaluar buxhetin në parlament pa votim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kamioncinat ford qe amerikanet nuk i pane kurre 68e2e64e557e4
Lajmi i mëparshëm

Kamionçinat Ford që “amerikanët nuk i panë kurrë”

nje penallti e humbur dhe asnje fitues ne torino barazimi mes juventusit dhe milanit rihap garen per titull ne itali mes 5 skuadrave 68e2e74f4f388
Lajmi i radhës

Një penallti e humbur dhe asnjë fitues në Torino, barazimi mes Juventusit dhe Milanit rihap garën për titull në Itali mes 5 skuadrave

Të fundit nga

ShkoLartë