kryeministri cek behet viral pasi bleu nje glob per te pare se ku ndodhet groenlanda 697261daa6b9e

Kryeministri çek bëhet viral pasi bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

January 22, 2026
1 minut lexim

Kryeministri çek Andrej Babis është vënë në qendër të kritikave nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët nuk hezituan ta tallnin pasi njoftoi se kishte blerë një glob të shtrenjtë për të parë se ku… ndodhet Groenlanda.

“E bleva këtë glob për 15,000 krona (617 euro), një glob i madh dhe i bukur, për të parë saktësisht se ku ndodhet Groenlanda”, u tha Babis gazetarëve kur u pyet se cili ishte qëndrimi i qeverisë së tij ndaj ambicieve të presidentit amerikan për këtë territor autonom danez.

Të martën, miliarderi i vetëshpallur “Trumpist” shkoi edhe më tej, në një video që postoi në Facebook, në të cilën vlerësoi globin në krahasim me hartat “e sheshta” që ai pretendon se shtrembërojnë realitetin gjeografik.

“Në këtë glob të bukur mund të shohim madhësinë reale të Groenlandës krahasuar me SHBA-në dhe Evropën. Dhe Rusia është afër dhe, nëse do të kishte një konflikt, Zoti na ruajt, raketa nuk do të duhej të shkonte larg”, shtoi ai.

Përdoruesit e mediave sociale nuk ishin të sjellshëm me të dhe nxituan ta tallnin, si për çmimin e globit – dhjetë herë më të shtrenjtë se çmimi i këtyre objekteve zakonisht në Republikën Çeke (400-1,000 korona) – ashtu edhe për deklaratat e tij.

“Hajdutët godasin përsëri. Ia shitën një glob një pensionisti naiv për 15,000 korona”, shkruhej në mbishkrimin e një karikaturë. Një përdorues tjetër në platformën X sugjeroi që Babis të kërkonte Ukrainën në glob “për të zbuluar se sa afër është lufta”. Kryeministri çek po kërkon të zvogëlojë ndihmën që vendi i tij i dërgon Kievit.

Sipas Ondrej Sveda, një përfaqësues i faqes së internetit të krahasimit të çmimeve Heureka, çekët kanë kërkuar globe në internet ditët e fundit. “Që nga e hëna kemi regjistruar një rritje prej 420%” në këtë kërkim, komentoi ai.

Babis, 71 vjeç, u rikthye në pushtet në dhjetor, duke udhëhequr një qeveri koalicioni midis partisë së tij, ANO, partisë së krahut të djathtë Zëri i Shoferëve dhe SPD-së së ekstremit të djathtë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova shtet qe dikur ka perjetuar lufte sot vendos zerin e saj ne tryezen globale 697261c80e2b0
Lajmi i mëparshëm

Kosova, shtet që dikur ka përjetuar luftë, sot vendos zërin e saj në tryezën globale

video nuk e dija ku ndodhej ne harte kryeministri i cekise behet viral blen nje glob te shtrenjte per te pare pozicionin e groenlandes 697263883d06a
Lajmi i radhës

Video/ “Nuk e dija ku ndodhej në hartë”, kryeministri i Çekisë bëhet viral, blen një glob të shtrenjtë për të parë pozicionin e Groenlandës

Të fundit nga

ShkoLartë