kryeministri britanik infantino nuk eshte njeriu i duhur per te udhehequr futbollin boteror 6a7081106ddbf

Kryeministri britanik: Infantino nuk është njeriu i duhur për të udhëhequr futbollin botëror

August 3, 2026
1 minut lexim

Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka përsëritur qëndrimin e tij se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk është personi i duhur për të udhëhequr futbollin në nivel global dhe se duhet të largohet nga posti.

Gjatë një vizite në Dover, Burnham deklaroi para gazetarëve se nuk beson që Infantino mund ta çojë futbollin përpara në skenën ndërkombëtare.

“Unë nuk besoj se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr futbollin në arenën botërore. Plani që u propozua ishte fyes për shumë njerëz të futbollit në mbarë botën dhe nuk mund të bëjmë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ai ishte i papranueshëm”, tha Burnham.

Edhe më herët, ai kishte kritikuar ashpër planet për shitjen e pjesëve të interesit në Kupën e Botës, duke i cilësuar ato si “skandaloze” dhe “të papranueshme”.

Ndërkohë, Federata Angleze e Futbollit (FA) ka kërkuar një “rishikim të plotë dhe të pavarur të udhëheqjes dhe qeverisjes së FIFA-s”.

Sipas raportimeve, FA është duke përgatitur një letër për të tërhequr mbështetjen e saj për rizgjedhjen e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga portofoli te grabitjet ne banese zbardhen 6 raste ne durres arrestohet 44 vjecari 6a7080b1a6511
Lajmi i mëparshëm

Nga portofoli te grabitjet në banesë, zbardhen 6 raste në Durrës. Arrestohet 44-vjeçari

brooklyn beckham dhe nicola peltz i shpetojne per pak takimit me davidin dhe victorial ne saint tropez 6a7081dce3858
Lajmi i radhës

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz i shpëtojnë për pak takimit me Davidin dhe Victorial në Saint Tropez

Të fundit nga

Sela në takim tek Kurti, çka u bisedua?

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Selën. Sipas njoftimit të Qeverisë së

Gjendja epidemiologjike në Gostivar stabile

Situata epidemiologjike në Gostivar mbetet stabile, vlerësojnë nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse numri i kontrolleve të para shënoi rritje krahasuar me ditën paraprake, përcjell TV21. Ndërkaq, nga MSh-ja njoftojnë se në
ShkoLartë