kryeministri belg trump terhiqu ose marredheniet shba europe do te marrin fund 696f8c85cf17c

Kryeministri Belg-Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund

January 20, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se presidenti Donald Trump po “kalon vijat e kuqe” dhe se marrëdhëniet tradicionale mes Europës dhe SHBA-ve rrezikojnë të hyjnë në fundin e tyre historik.



“Deri tani, ne u përpoqëm të qetësonim presidentin e ri në Shtëpinë e Bardhë. Ishim shumë tolerantë, edhe me tarifat doganore. Ishim tolerantë me shpresën se do të merrnim mbështetje për luftën në Ukrainë”, u shpreh kryeministri belg.

Ai theksoi se situata ka ndryshuar ndjeshëm, duke shtuar se po kapërcehen gjithnjë e më shumë kufij që, sipas tij, cenojnë dinjitetin politik të Europës.“Tani po kalohen kaq shumë vija të kuqe, sa duhet të zgjedhësh mes dinjitetit tënd. Të jesh një vasal i kënaqur është një gjë. Të jesh një skllav i mjerë është diçka tjetër”, deklaroi De Wever.

“Mesazhi që duhet të dërgojmë është ky: po kaloni vijat e kuqe. Ose qëndrojmë bashkë, ose do të qëndrojmë të ndarë. Dhe nëse jemi të ndarë, atëherë është fundi i një epoke, fundi i 80 viteve atlantizëm”, u shpreh kryeministri belg.

De Wever iu referua filozofit Antonio Gramsci, duke paralajmëruar për një periudhë pasigurie globale.

“Kur e vjetra po vdes dhe e reja ende nuk ka lindur, jetojmë në kohën e përbindëshave. I takon atij të vendosë nëse do të jetë një përbindësh apo jo”, tha ai.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gripi po bene kerdine gjysmevjetori ne tetove filloi me mungesen e shume
Lajmi i mëparshëm

Gripi po bënë “kërdinë”, gjysmëvjetori në Tetovë filloi me mungesën e shumë nxënësve

tripunovski deri me tani jane blere 25 3 milione kilograme duhan me vlere 170 milione euro 696f8cd534860
Lajmi i radhës

Tripunovski: Deri më tani janë blerë 25.3 milionë kilogramë duhan me vlerë 170 milionë euro

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë