kryeministri albin kurti per fc driten arritja e rezultatit pozitiv do te shenonte tjeter sukses historik 693994171a7df

Kryeministri Albin Kurti për FC Dritën: Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte tjetër sukses historik 

December 10, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur kampionin e Kosovës, Dritën e Gjilanit, në prag të ndeshjes ndaj skuadrës holandeze AZ Alkmaar, në kuadër të xhiros së pestë të Conference League në futboll.

Ndeshja luhet nesër (18.45) në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

“Nga 36 ekipe, FC Drita e Gjilanit renditet në vendin e 8-të në Ligën e Konferencës. 

Image

Pamje nga pritja

Shanset i kanë të mëdha për kualifikim në fazën tjetër.

Përfaqësuesve të klubit, trajnerit, futbollistëve dhe stafit teknik, që i mirëprita me kënaqësi në kryeministri, i shpreha mirënjohjen për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë.

Bardh e kaltërtit nga Gjilani nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e presin AZ Alkmaar e Holandës në ndeshjen e radhës. 

Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte tjetër sukses historik për klubin dhe mbarë futbollin tonë. Forca Drita!”, ka shkruar kryeministri Kurti në profilin e tij në facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

neser zgjedhja e kreut te ri te spak ambasada britanike procesi te jete i lire i drejte dhe transparent 693993b6a531c
Lajmi i mëparshëm

Nesër zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasada britanike: Procesi të jetë i lirë, i drejtë dhe transparent

zgjedhja e drejtuesit te ri te spak ambasada britanike ne tirane klp ta realizoje procesin ne menyre te lire dhe te drejte 693994c64a377
Lajmi i radhës

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK, ambasada britanike në Tiranë: KLP ta realizojë procesin në mënyrë të lirë dhe të drejtë

Të fundit nga

Ndërrimi i motmoteve, pa borë

Gjatë ditës së sotme temperaturat luhateshin nga -8 deri në 1 gradë celsius. Ndërsa ndërrimi i motmoteve këtë herë pritet të vijë pa reshje bore. Kurse temperaturat e ulëta paralajmërojnë ardhjen e

Premtojnë rikthimin e lavdisë

Real Madridi e nis vitin e ri duke ndjekur Barcelonën me katër pikë diferencë, pas një 2025 “të zbehtë” ku u renditën të dytët në La Liga, Superkupën e Spanjës dhe Kupën
ShkoLartë