krize mes atalantes dhe lookman nderhyn federata afrikane e futbollit drogba mberrin ne itali me peticion zyrtar per transferimin e nigerianit 689f3a89bad24

Krizë mes Atalantës dhe Lookman, ndërhyn Federata Afrikane e Futbollit! Drogba mbërrin në Itali me peticion zyrtar për transferimin e nigerianit

August 15, 2025
1 minut lexim

Një divorc i tensionuar po trondit marrëdhëniet mes Ademola Lookman dhe klubit italian Atalanta, me situatën që po kalon kufijtë e Serie A dhe ka tërhequr vëmendjen e Federatës Afrikane të Futbollit (CAF).

Sipas raportimeve të African Hub, CAF, përmes legjendës së futbollit afrikan Didier Drogba, ka mbërritur në Itali gjatë orëve të fundit për të ndërhyrë në mbrojtje të fituesit aktual të Topit të Artë Afrikan. Federata ka dorëzuar një peticion prej 50 faqesh pranë Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku kërkon që çështja e transferimit të Lookman të trajtohet në mënyrë “të drejtë dhe transparente”.

Ky veprim vjen pas javësh tensionesh dhe konflikti të plotë mes lojtarit dhe klubit bergamask, ku marrëdhënia mes palëve duket se ka hyrë në një rrugë pa kthim. Burime pranë CAF-it shprehen se ekziston frika reale që Lookman të përfundojë i “ngrirë”, pa luajtur për një kohë të pacaktuar, gjë që do të ishte një goditje jo vetëm për karrierën e tij, por edhe për imazhin e futbollit afrikan.

Didier Drogba, si përfaqësues zyrtar i CAF në këtë ndërhyrje, ka marrë përsipër të negociojë zgjidhjen e situatës, duke theksuar se është e papranueshme që një lojtar me këtë profil të mbahet jashtë fushave për shkak të përplasjeve me klubin.

Nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, rasti pritet të marrë përmasa më të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare. Për momentin, as Atalanta dhe as FIGC nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj peticionit të CAF-it. Situata mbetet në zhvillim.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plagosen te pakten dy persona nga te shtenat ne nje xhami ne suedi 689f399aa4a14
Lajmi i mëparshëm

Plagosen të paktën dy persona nga të shtënat në një xhami në Suedi

po e bej kete per te shpetuar shume jete trump para takimit me putinin nese nuk pranon ti jape fund luftes 689f3b796b5c9
Lajmi i radhës

“Po e bëj këtë për të shpëtuar shumë jetë”, Trump para takimit me Putinin: Nëse nuk pranon t’i japë fund luftës…

Të fundit nga

ShkoLartë