kriza e fuqise punetore thellohet ne struge dhe rajon migrimi po zbraz sektoret kyc 6897a838858d9

Kriza e fuqisë punëtore thellohet në Strugë dhe rajon, migrimi po zbraz sektorët kyç

August 9, 2025
1 minut lexim

Strugë, 9 gusht – Mungesa e fuqisë punëtore po bëhet një nga sfidat më të mëdha ekonomike në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit. Gjatë dekadës së fundit, vendet përballen me largimin masiv të punëtorëve të kualifikuar, të cilët kërkojnë kushte më të mira jetese dhe pune në vendet e Evropës Perëndimore.

Ky trend shqetësues ka filluar të ndikojë në mënyrë serioze sektorët kryesorë të industrisë, duke përfshirë edhe sektorin tonë specifik, ku po vërehet një rënie e ndjeshme e numrit të të punësuarve.

“Mungesa e fuqisë punëtore në Maqedoni dhe në vendet përreth, në përgjithësi në Ballkan ka vazhduar për dhjetë vitet e fundit dhe është një pasqyrim i migrimit të fuqisë punëtore ku të gjithë punëtorët më të aftë dhe më të mirë në industrinë tonë dhe nga industri të tjera po shkojnë në Perëndim. Ne e dimë që kemi rreth tridhjetë mijë familje vitin e kaluar që u zhvendosën për të jetuar në Evropën Perëndimore dhe vende të tjera jashtë Maqedonisë. E njëjta gjë po ndodh edhe në sektorin tonë, kështu që numri i të punësuarve në këtë sektor po zvogëlohet dhe po kemi një problem më serioz.” – tha Kryetari i Hotelierive Strugë dhe Ohër, Krste Blazhevski, ndryshe pronar i “Hotel Drim” – Strugë.

Kryetari i Organizatës së Hotelierisë në Strugë dhe Ohër thekson se situata mbetet sfiduese, megjithatë shprehet se ka shenja pozitive këtë vit.

“Ky vit është pak më i mirë, sepse shumë nga ata punëtorë ikën dhe disa prej tyre janë kthyer tashmë dhe po qëndrojnë dhe nuk po kthehen më, pati një rregullim page, do të thoja një rritje page.” – deklaroi Krste Bllazhevski.

Ai shton se, edhe pse fuqia punëtore vendase në Strugë po i shmanget qytetit, Struga nuk ka mbetur pa shërbim, pasi nevojat e sektorit po mbulohen nga punëtorë të ardhur nga vendet fqinje, madje edhe nga vende më të largëta si Nepali.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

greqi inflacioni arrin ne 3 1 per qind 6897a52914e44
Lajmi i mëparshëm

​Greqi, inflacioni arrin në 3.1 për qind

mungojne tualetet dhe qezmet ne parqe ankohen vizitoret 6897abf4ba0e1
Lajmi i radhës

Mungojnë tualetet dhe qezmet në parqe, ankohen vizitorët

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë