krimet zgjedhore kreu i spak klodian braho fokusi te gjurma financiare identifikimi jo vetem i autoreve por dhe i organizatoreve 6a44e3386e8b3

Krimet zgjedhore/ Kreu i SPAK, Klodian Braho: Fokusi te gjurma financiare, identifikimi jo vetëm i autorëve, por dhe i organizatorëve

July 1, 2026
1 minut lexim

Kreu i SPAK, Klodian Braho theksoi se mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve është çështje e sundimit të ligjit dhe besimit publik, jo e debatit politik.

Në seancën dëgjimore para Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore Braho sqaroi se SPAK nuk ka mandat për të vlerësuar procesin politik apo rezultatin e zgjedhjeve, por ushtron ndjekje penale vetëm për veprat që lidhen me korrupsionin zgjedhor, siç përcaktohet nga Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale.

Ai theksoi se jo çdo parregullsi zgjedhore përbën vepër penale dhe se kompetenca e institucionit është e kufizuar, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e punës lidhet me vlerësimin fillestar të rasteve dhe ndarjen mes shkeljeve administrative dhe veprave penale.

Duke iu referuar të dhënave nga tre cikle zgjedhore (2021, 2023 dhe 2025), Braho tha se problematika të përsëritura mbeten shitblerja e votës, presioni ndaj zgjedhësve dhe përdorimi i burimeve administrative, sipas edhe raporteve të OSBE/ODIHR.

Sipas tij, nga viti 2021 deri në 2025 janë trajtuar 233 materiale zgjedhore, nga të cilat 157 janë regjistruar si procedime penale, me një rritje të aktivitetit gjatë viteve zgjedhore.

Për zgjedhjet e vitit 2025, ai theksoi se SPAK ka ndjekur një qasje më proaktive përmes një strategjie të posaçme për hetimin dhe parandalimin e krimit zgjedhor, ku një pjesë e konsiderueshme e hetimeve është nisur mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit dhe iniciativës së vetë institucionit.

Braho nënvizoi gjithashtu nevojën për forcim të bashkëpunimit ndërinstitucional mes SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së, si dhe për zgjerimin e këtij bashkëpunimi me institucione të tjera ligjzbatuese.

Ai sugjeroi që reforma zgjedhore të përfshijë një strategji kombëtare për krimin zgjedhor, një mekanizëm të përhershëm bashkëpunimi ndërinstitucional dhe rishikim të politikës penale për veprat më të rënda zgjedhore.

Në përfundim, drejtuesi i SPAK theksoi se hetimi i krimit zgjedhor duhet të fokusohet te gjurma financiare, për të identifikuar jo vetëm autorët e drejtpërdrejtë, por edhe organizatorët dhe përfituesit e skemave të korrupsionit elektoral.

“Lufta kundër krimit zgjedhor duhet të kthehet nga reagim pas faktit në një mekanizëm real mbrojtjeje të votës,” u shpreh Braho.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kurti synojme modernizimin e plote te inspektimit ne kosove 6a44e2961657b
Lajmi i mëparshëm

​Kurti: Synojmë modernizimin e plotë të inspektimit në Kosovë

spanja perfundon qershorin e dyte me te nxehte te regjistruar ndonjehere me gati 900 vdekje nga
Lajmi i radhës

Spanja përfundon qershorin e dytë më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë me gati 900 vdekje nga nxehtësia

Të fundit nga

Mos lëvizni nëpër zonat pyjore!

Nga sot deri më 31 gusht, është në fuqi një ndalim i plotë i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, një masë që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonominë e Ujërave. Bujqërve
ShkoLartë